Lajme

Mustafa tradhëton zyrtarët e vet: Në LDK ka karrieristë, anarkistë e popullistë që ia mbulojnë skandalet qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 12 July 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duke folur për kritikat dërguar partisë së tij, ka shkruar se i vjen mirë për këtë, pasi që Lidhja Demokratike e Kosovës, siç thotë ai nuk është subjekt që ka brenda kriminelë e banditë. I pari i kësaj partie ka zgjedhur të flasë edhe për rrahjet në procesin zgjedhor, duke dërguar disa mesazhe.

Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i LDK-së, ka thënë se njerëzit që e sulmojnë partinë e tij nuk guxojnë të shfryhen te të tjerët.

-Advertisement-

“Por kush janë ata që po e “godasin” LDK-në. Janë askushi. Individë që edhe në kohën e Ibrahim Rugovës e kanë braktisur LDK-në, janë shetitur përreth globit të partive tjera, nuk kanë zënë vend askund dhe tani rikthehen për të qenë guardian të “rugovizmit” për interesa të tyre dhe të porositësve. Janë shokë, e ish shokë, zyrtarë, anëtarë publik e jopublik të PDK-së që i kanë ngritur përmendore shefit të tyre deri sa kanë përfituar bashk, e kur janë hidhëruar mës vete, e sulmojnë LDK-në se paska qeverisur me PDK-në. Janë disa kurrkusha të LDK-së që kanë dështuar, që s’ia kanë sjellë asnjë votë LDK-së, veç se ia kanë zvogëluar, dhe gjejnë të shfryhen në partin e tyre se nuk është dashur të qeverisë me vendin. Për ta më mirë është të qeverisë kushdo me Kosovën, sesa LDK-ja, e cila tregoi se qeveris pa korrupsion dhe në mënyrë demokratike. Janë qarqe të caktuara që vet konstruktojnë lajme të rreme, siç ishte ai se Kryetari i LDK-së për tu bërë President, ia paska dhënë postin e kryeminstrit VV-së, pastaj e bëjnë një gjysëmkthesë dhe hapin debat për rrena të tyre”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, do të ishte fatale për LDK-në nëse do të ishte e dobët e të ju nënshtrohej shantazheve.

Ai ka folur edhe për skandalet e fundit me rrahjen që ndodhën gjatë procesit të brendshëm zgjedhorë, derisa ka thënë se në partinë e tij ka persona që janë egoist, karrieristë, popullistë e anarkistë.

“LDK është e vetëdijshme se njerëzit e saj janë njerëzit e Kosovës, me të mirat dhe dobësitë e tyre. Idealistë, pragmatistë, të vyeshëm e punëtorë, besnikë, por aty ketu ka edhe egoistë, karrieristë, popullistë e anarkistë. Të tillë që me veprimet e tyre të papranueshme karrieriste në 3-4 nëndegë (prej 931-ve) nprodhuan lajme, e të cilat lajme shërbyen për të mbuluar aferat e fajdeve, korrupsionit, keqpërdorimit të parasë publike, disfatave të qeverisë në arenën ndërkombëtare, vendimeve jokushtetuese të Qeverisë dhe Kuvendit, të njerëzve të BIA-s që e kishin këshilluar Presidentin për një kohë!?”, përfundoi ai./Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera