Lajme

Mustafa thotë se PAN-i nuk fitoi votat e mjaftueshme për të krijuar institucionet

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 31 July 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një postim në facebook ka thënë se koalicioni PAN ka dalur në gjueti për sigurimin e numrave.

Sipas tij, kjo është vetëm gëlltitje e kritikave se qeverisja e kaluar nuk bazohet në numra, transmeton lajmi.net

“Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. “Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër”. Dhe ky fillim i PDK-së , që ishte mohim i vetvetes , nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore. Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra”, ka shkruar Mustafa në facebook.

-Advertisement-

Sipas tij, rezultati zgjedhor i PAN-it nuk u jep të drejtë atyre të kërkojnë qeverinë.

“Në fakt qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet. Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta”, ka shkruar kryetari i LDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera