Lajme

Mustafa thotë se Kurti ishte i gatshëm për dialog me BE’në por jo me SHBA’të

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 20 October 2020

Kreu i LDK-së thotë se Kurti ishte i gatshëm për dialog me BE’në por jo me SHBA’të.

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka folur edhe një herë për dështimin e koalicionit qeverisës në mes të partisë që ai drejton dhe VV’së. Thotë se arsye e mosfunksionimit të qeverisë me në krye Albin Kurtin, nuk ishte Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Mustafa se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, jo vetëm që ka shtendosur marrëdhëniet SHBA-Kosovë por edhe i ka rivendosur ato.

-Advertisement-

Thotë se i pari i VV’së nuk ishte i gatshëm të shkonte në Uashington për dialog.

“Totalisht nuk ëshë e saktë deklarata se koalicioni me VV’në është rrëzuar për shkak të Asociacionit”, tha Mustafa për televizionin publik të Kosovës.

“Nëse u rikthehemi deklaratave të Kurtit, z Kurti gjithmonë ka preferuar që ai të dialogojë me BE’në por nuk ka treguar gatishmëri që të dialogojë me SHBA’të dhe të shkojë në Uashington për të dialoguar’, shtoi Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera