Lajme

Mustafa: Tërheqja e Z-Mobile nga padia ndaj PTK-së, dëshmi se ka qenë një skemë e organizuar për zhvatjen e pasurisë!

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 24 May 2017

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa thotë se tërheqja e padisë së “Z-Moble” në rastin me Telekomin e Kosovës është një dëshmi se marrëveshja mes Telekomit, ish-PTK me “Z-Mobile” ka qenë e kundërligjshme dhe e dëmshme pasurinë nacionale të Kosovës.

Sipas Mustafës, kjo tërheqje po ashtu është edhe një dëshmi tjetër se edhe prapa kontestit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit ka qëndruar një skemë e organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksionare të Telekomit të Kosovës. Për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbrojtje të interesave të taksapaguesve kosovarë, punonjësve të Telekomit të Kosovës dhe pasurisë nacionale të Kosovës, ua bën të qartë nënshkruesve të kontratës, zbatuesve dhe mos-zbatuesve të saj si dhe strukturave që kanë qëndruar prapa këtij procesi zhvatës për vite të tëra, se asnjë aranzhim i ri nuk do të mund t’i shpëtojë nga përgjegjësia për dëmin që i kanë shkaktuar Telekomit të Kosovës dhe pasurisë nacionale të Kosovës me nënshkrimin, zbatimin dhe mos-zbatimin e kësaj kontrate të dëmshme”, është shprehur Mustafa.

-Advertisement-

Kryeministri në detyrë, Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se qeveria e re e cila sipas tij do të drejtohet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa do të kërkoi llogari për aranzhimet në marrëveshjen e re në mes TK-së dhe “Z-Mobile”.

“Qeveria aktuale dhe qeveria e re e Republikës së Kosovës, do të kërkojë shpjegime për aranzhimet në marrëveshjen e re mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, për t’u siguruar që kjo marrëveshje nuk do ta dëmtojë Telekomin e Kosovës, punonjësit e saj dhe pasurinë e shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mustafa në faqen zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”

Më poshtë ua pasqyrojmë të plotë reagimin e tij:

Asnjë riaranzhim nuk mund ta shmangë përgjegjësinë për dëmin që i është shkaktuar Telekomit

Vendosmëria ime për të mos paguar me taksa të qytetarëve gjobën e shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Telekomin e Kosovës, rezultoi me tërheqjen e paditësit, Z-Mobile.
Tërheqja e sotme nga kërkesa për shlyerjen e borxhit, është edhe një dëshmi shtesë se marrëveshja mes Telekomit, ish-PTK me Z-Mobile ka qenë e kundërligjshme dhe e dëmshme për Telekomin e Kosovës dhe për pasurinë nacionale të Kosovës.
Po ashtu, është dëshmi tjetër se edhe prapa kontestit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit ka qëndruar një skemë e organizuar për zhvatjen e pasurisë nacionale të Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksionare të Telekomit të Kosovës. Për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbrojtje të interesave të taksapaguesve kosovarë, punonjësve të Telekomit të Kosovës dhe pasurisë nacionale të Kosovës, ua bën të qartë nënshkruesve të kontratës, zbatuesve dhe mos-zbatuesve të saj si dhe strukturave që kanë qëndruar prapa këtij procesi zhvatës për vite të tëra, se asnjë aranzhim i ri nuk do të mund t’i shpëtojë nga përgjegjësia për dëmin që i kanë shkaktuar Telekomit të Kosovës dhe pasurisë nacionale të Kosovës me nënshkrimin, zbatimin dhe mos-zbatimin e kësaj kontrate të dëmshme.
Çfarëdo aranzhimi i ri për të mbuluar këtë skandal të madh, nuk do të mund të amnistojë autorët e kësaj skeme mashtrimi.
Po ashtu, qeveria aktuale dhe as qeveria e re e Republikës së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, nuk do të tërhiqet nga kërkesa legjitime dhe insistimi që organet kompetente të rendit dhe ligjit ta trajtojnë marrëveshjen mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile.
Qeveria e Republikës së Kosovës është dhe do të jetë e vendosur që dëmin e shkaktuar përmes asaj marrëveshjeje ta paguajnë përgjegjësit për nënshkrimin, zbatimin dhe mos-zbatimin e saj., e jo qytetarët e Republikës së Kosovës, pasuria e të cilëve është dëmtuar me atë marrëveshje skandaloze.
Gjithashtu, qeveria aktuale dhe qeveria e re e Republikës së Kosovës, do të kërkojë shpjegime për aranzhimet në marrëveshjen e re mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, për t’u siguruar që kjo marrëveshje nuk do ta dëmtojë Telekomin e Kosovës, punonjësit e saj dhe pasurinë e shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Zmobile kishte paditur në Gjykatën e Arbitrazhit, PTK-në për mos respektim të kontratës, ku nga vendimi i Arbitrazhit PTK obligohej që t’i paguante Z-Mbolie 32 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera