Mustafa: S’na lëkund asnjë kërkesë e ndërkombëtarëve
Autori: Gazeta inFokus
08:21 | 03 July 2017
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministër në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i zgjedhjeve të 11 qershorit ka qenë i rregullt, ku të gjitha subjektet politike në përgjithësi kanë respektuar normat dhe kriteret demokratike.
Mustafa ka theksuar se rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ato që ka pritur LDK-ja.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se vota në këto zgjedhje ishte më shumë kundërshtuese sesa vlerësim i asaj çfarë është punuar gjatë qeverisjes së tij.
Mustafa ka thënë se në zgjedhjet e 11 qershorit nuk ka fitues, ka humbës. “Po të kishte fitues, fituesi do ta bënte një qeveri stabile, me shumicë të qëndrueshme”, ka thënë Mustafa. Kreu i LDK-së ka përsëritur se kjo parti nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
Ai ka theksuar se LDK-ja me partnerët e saj, AKR-në dhe Alternativën, janë shprehur qartë se nuk bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në, pra as me koalicionin ku është dhe të cilin e drejton PDK-ja. Për këtë qëndrim, thotë se i ka njoftuar edhe miqtë ndërkombëtarë.
Mustafa ka bërë të qartë se asnjë mesazh dhe asnjë kërkesë e ndërkombëtarëve nuk mund ta lëkundin në qëndrim as atë dhe as LDK-në sa i përket një bashkëpunimi të ardhshëm me PDK-në. “LDK-ja ka treguar pjekurinë e saj. Me ndërkombëtarët kemi bërë zgjidhjen në vitin 2014 pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Si kryeministër dhe lider i LDK-së ua kam bërë të qartë ndërkombëtarëve se, nëse PDK-ja bën veprime të njëanshme, ne do ta ndërpremë bashkëpunimin me ta. Ne e kemi kryer obligimin tonë. Asnjë mesazh dhe asnjë kërkesë e ndërkombëtarëve nuk do të më lëkund as mua dhe as LDK-në”, ka deklaruar Mustafa.
I pyetur nëse deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mund ta votojnë individualisht Qeverinë Haradinaj, Mustafa ka thënë se “peshkimi”, kontrabandimi, blerja e deputetëve nuk janë zgjidhje dhe as alternativë për një qeveri. “Një qeveri që ndërtohet me forma të tilla nuk meriton as të trajtohet si e tillë, sepse bie që është qeveri e mashtruesve. Nuk besoj se në mashtruesve. Nuk besoj se në apo të AKR-së ka mashtrues:, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se është i gatshëm të takohet me Ramush Haradinajn për të biseduar për formimin e qeverisë, por për këtë ka një kusht. “Në çdo moment që z. Haradinaj nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes me PDK-në, ne mund të bisedojmë për mundësitë e bashkëqeverisjes. Por, jo der sa z. Haradinaj flet në emër të një koalicioni që drejtohet nga PDK-ja”, është shprehur kreu i LDK-së.
Mustafa është shprehur i hapur për një bashkëpunim për krijimin e institucioneve me Lëvizjen Vetëvendosje!, AAK-në dhe Nismën.
“Në rast se nuk gjejmë mirëkuptim me VV-në, AAK-në dhe Nismën, për qeverisje me përgjegjësi programore të LDK-së, do ta shfrytëzojmë hapësirën parlamentare për t’i shërbyer vendit”, ka deklaruar Mustafa, duke shtuar se harmonizimi i një programi i cili përputhet me idenë e një shoqërie demokratike, të ekonomisë së tregut, të orientuar kah Bashkimi Evropian, në miqësi të fortë me ShBA-në dhe që ndërton shtetin e së drejtës është domosdoshmëri.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...































