Mustafa: S’ia shoh për të madhe Kurtit deklaratën e sotme, besimtarët e tij të pajtohen me mashtrimin
Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 20 November 2021
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një përgjigje për Gazetën Express thotë se Kurtit nuk ia sheh për të madhe deklaratën e sotme për punën e referendumit, derisa potencon se “ besimtarëve të Kurtit iu mbetet që të pajtohen me mashtrimin dhe të ngushëllohen me iluzionet e tyre”. Mustafa përmend edhe punën e 8200 hektarëve me Malin e Zi dhe thotë se ata që i kanë mashtruar qytetarët me një kauzë të tillë “të rrejshme”, sot janë “President, Kryeministër, deputetë, kryetar Komune”.
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, një intervistë me zë për revistën online “Monocle” ka thënë se do të votonte pro nëse do të prezantohej një referendum demokratik për bashkim me Shqipërinë.
“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti kur është pyetur prerazi se si do të votonte në një referendum për bashkim me Shqipërinë.
Analistët politikë e vlerësuan si ndryshim pozicioni, derisa ish-lideri i LDK-së, Isa Mustafa thotë se ‘nuk është problem ndryshimi i tij [Kurtit] për bashkimin kombëtar, por problemi qëndron tek ata që i kanë besuar’.
Mustafa teksa flet për qëndrimin e Kurtit për një referendum të mundshëm për bashkim me Shqipërinë, nuk lë pa përmendur edhe marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, duke thënë se edhe puna e 8200 hektarëve ka qenë kauzë e rrejshme. Ish-kreu i LDK’së thotë se ata që krijuan këto kauza, në momentin që erdhën në pushtet nuk e bënë as më të voglin veprim për të njëjtat, meqë ishin të rrejshme.
“Z. Kurti po përshtatet me realitetin. Nuk është problem i tij ndryshimi i qendrimit për bashkimin kombëtar, me transformimin e rolit nga prijësi në atë të votuesit, por problemi qëndron te ata që i kanë besuar. Ashtu siç nuk qëndron problemi te ata që krijuan kauzën e rrejshme për humbjen e 8.200 hektarëve me marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe i lanë qytetarët pa liberalizim të vizave e të ngujuar në geto, por te ata që në mënyrë të verbër i besonin kësaj kauze.
Dhe çfarë po ndodhë sot? Erdhën në pushtet të gjithë ata që krijuan këto kauza dhe nuk e bënë as më të voglin hap për to. Pse? Sepse ishin të rrejshme. Sot sillen sikur të mos kanë ekzistuar. Qytetarët mbetën të izoluar ndërkaq ka ende trularë që besojnë në 8.200 hektarë, e ata që i kanë mashtruar janë graduar me pozita të larta: President, Kryeministër, deputetë, kryetar komune.
Prandaj nuk ia shoh për të madhe z. Kurti as deklaratën e sotme, sepse ai ka ditur ti manipulojë masat; që ka qenë qëllim i tij për të ardhur në pushtet. Ai nuk ka qenë aq i pamend që mos ta di se çfarë mundet e çfarë jo kur të vijë në pushtet. Besimtarëve të tij iu mbete të ngushëllohen me iluzionet e tyre dhe të pajtohen me mashtrimin”, tha Mustafa për Gazetën Express.
Ndryshe për këtë deklaratë të kryeminstrit, gazetari Ilir Mirena tha se Kurti është ‘kokrra e mashtruesit’, duke thënë se ka premtuar që 15 vjet se do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë sapo ta marrë pushtetin.
Ndërsa, Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike tha se nga këto deklarata të kryeministrit Kurti, ‘ai duhet me qenë mashtruesi i dy dekadave në politikën e Kosovës’.
Pothuajse mendim të njëjtë ka shprehur edhe gazetari Valon Syla, i cili thotë se Kurti nuk arriti ta bashkojë PSD-në me Vetëvendosjen, e lëre më ta bashkojë Shqipërinë me Kosovën.
Të tjera
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...