Lajme

Mustafa shpreh ngushëllime Turqisë për viktimat e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 25 January 2020

Tërmeti që goditi Turqinë në mbrëmjen e së premtes ka lenë të vdekur 22 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.

Lider të shumët nga vendi i kanë shprehur ngushëllime për viktimat si dhe i kanë ofruar ndihëm Turqisë, shkruan Gazeta inFokus.

Së fundit është edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa i cili përmes një telegrami ka ngushëlluar popullin e Turqisë për viktimat.

-Advertisement-

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shprehë ngushëllime popullit dhe shtetit të Turqisë për viktimat e tërmetit të djeshëm. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.”, ka shkruar Mustafa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera