Mustafa: SHBA-ja e mbajti premtimin
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2020/05/Kosovo-Isa-Mustafa-1-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
22:52 | 06 June 2020
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën premtimin dhe riaktivizuan fondet për Kosovën, pas largimit të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Mustafa ka pohuar MMC ka treguar besim ndaj Qeverisë Hoti, transmeton Telegrafi.
“Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti. Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të ‘vajtojnë’ me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”, thotë Mustafa në shkrimin e bërë në Facebook.
Kreu i LDK-së, ka shtuar tutje se “sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”.
Ndryshe, Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë, kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për media.
Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Turqia uron Kosovën: Vend mik, do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona
Turqia ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet e ka qua...
-
FSK shënon 17 vjetorin e shtetësisë
Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë...
-
Policia del me njoftim për aktivitetet me rastin e shënimit të 17 shkurtit
Më datë 17-18 shkurt 2025, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë ...
-
Osmani: Ecim përpara, s’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar gjithë kosovarët për 17-vjetorin e Pavarësi...
-
Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për pavarësi: SHBA me krenari mbështetin rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë shtet sovran
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vj...
-
17-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Ecim përpara, s’ka asgjë që e ndalë Republikën tonë të lirë
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pas...
-
Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në nder të Pavarësisë ...
-
Kështu duket “Newborn” sot
Ideatori i monumentit “Newborn”, Fisnik Ismaili, ka publikuar fotografi të ob...
-
Ngritja solemne e flamurit të Kosovës në Ditën e Pavarësisë
Është bërë ngritja solemne e flamurit të Kosovës, me rastin e shënimit të 17-...
-
Qeveria mban mbledhjen festive, Kurti uron Ditën e Pavarësisë
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në...
-
Kosta Rika ishte e para që e njohu Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë
Kosova sot shënon 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Pak kohë pasi kry...
-
Begaj me urim të përzemërt në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjeto...