Lajme

Mustafa: Seanca për votimin e qeverisë Hoti të thirret më së largu të hënën

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 29 May 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të thirret nesër, ose më së largu deri të hënën.

Mustafa tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë ai i prituri dhe se do të respektojnë çdo vendim të saj.

Mustafa: Seanca për votimin e qeverisë Hoti të thirret më së largu të hënën

-Advertisement-

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë..

]Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë ë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai.

Këto komente Mustafa i bëri para selisë së LDK-së, ku tha se do të zhvillojë një takim konsultativ me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin dhe Shefin e Grupit Parlamentar, Arben Gashin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera