Mustafa: Pse e gjithë kjo fushatë kundër Prokurorit të Shtetit?!
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 01 November 2017
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, e ka quajtur fushatë kundër institucionit të prokurorit të Shtetit, lajmet e publikuara në media se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi nuk e ka të dhënë provimin e jurisprudencës.
“Pse e gjithë kjo fushatë kundër një institucioni të pavarur – Kryeprokurorit të Shtetit?!Në qoftë se dikush do ta ketë ditur se Kryeprokurori (nuk ka ?!) provim të jurisprudencës, do të tregonte me kohë, jo në momentin që është shpallur fajtor për një vepër që i është përshkruar”, shkruan Mustafa në Facebook.
Kreu i LDK-së ka theksuar se ‘Organizimi i një “gjuetie” të tillë ndaj një institucioni për gjera të cilat mund të vërtetohen, duket se kalon arsyen e validitetit të një dokumenti’.
“E gjithë kjo më shumë po përngjanë në një bashkërenditje për të dekurajuar punën e një institucioni tepër të rëndësishëm sesa për të sqaruar një çështje që sqarohet”, thuhet tutje në reagimin e Mustafës.
Mustafa konsideron se organet përgjegjëse duhet ta sqarojnë më shpejtë këtë rast, sepse është në pyetje një prej institucioneve më të larta të pavarura të vendit.
“Fatin e drejtësisë nuk duhet ta lëmë në mëshirën e inateve, mosdurimeve dhe hakmarrjeve. Fytyra jonë nuk është fytyrë që shihet vetëm në Kosovë, por aq shihet edhe jashtë dhe reflekton seriozitetin e shtetit tone”, thuhet në fund të reagimit të kryetarit të LDK-së.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...