Lajme

Mustafa prezanton sot Forumin Qytetar të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 19 July 2017

Ish deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa, pritet që sot të mbaj një konference për media ku do të shpalos forumin qytetar të Prishtinës.

Mustafa ka thënë se sot do të prezantohet puna e deritanishme në Këshillin Iniciativ, debati i durueshëm përgjatë më shume se një muaji, transmeton infokusi.com

Postmin e plotë të Mustafës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

Pas një pune në Këshillin Iniciativ, një debati te durueshëm, përgjatë më shume se një muaji, tanimë janë gati Koncepti Programor dhe Statuti për Forumin Qytetar të Prishtinës. Puna e deritashme do të prezantohet sot ( e mërkure, 19. Korrik 2017) ne Konferencën për medie . Kuvendi do te mbahet rreth 10 Gushtit. 2017. Këto dokumente do të bëhen publike tash dhe do te aprovohen në Kuvendin e Forumit me procedurë demokratike dhe sipas ligjeve që përkufizojnë format e angazhimit dhe aktivizimit civik të qytetarëve. Ju falënderojmë për angazhimin dhe mbështetjen tuaj në punët e mëtejme te Forumit.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera