Mustafa pjesë e Forumit të Qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 13 December 2019
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa po merr pjesë në Forumin e Qëndrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor.
Ky Forum po mbahet në Sofje të Bullgarisë, nën organizimit e Institutit Ndërkombëtar Republika dhe i mbështetur nga Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.
Mustafa ishte panelist së bashku me ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe zëvendësministrene Brendshme të Shqipërisë.
Me këtë rast, ai prezantoi të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, duke iu referuar të arriturave në kornizën strategjike, ligjore dhe aspektetoperacionale.
“Me mbështetjen e të gjithë institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare kemi hartuar Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm, duke qenë shteti i parë në rajon që ka hartuar një strategji të tillë. Përmes kësaj strategjie, kemi krijuar mekanizma dhe politika në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe programe për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, duke përfshirë edhe Qendrat Korrektuese”.
Në këtë forum u vlerësua hapi i guximshëm i Qeverisë së Kosovës në kthimin e qytetarëve nga Siria dhe u kërkua që edhe shtetet tjera të ndjekin praktikën e Kosovës.
Më tutje, programet e de-radikalizmit dhe ri-integrimit u vlerësuan si përvoja mjaft të mira dhe që janë shembull i mirë për tu ndjekur nga shtetet tjera.
Më tutje, Mustafa theksoi se procesi i kthimit të qytetarëve nga zonat e konfliktit ishte një përvoje e re dhe nuk kishte praktika ndërkombëtare nga cilat mund të mësonim. Mirëpo, ai u shpreh se i gjithë procesi është zhvilluar pa ndonjë problem.
“Pas përfundimit të procesit kemi vlerësuar gjithë ecurinë dhe ekspertët tanë tashmë janë duke ofruar praktikat dhe mësimet e nxjerra nga kjo përvojë edhe tek shtetet tjera. Ne jemi të hapur që të ofrojmë mbështetjen tonë jo vetëm tek shtetet e rajonit por për të gjitha shtetet të cilat planifikojmë që të kthejnë qytetarët e tyre”, tha ministri Mustafa duke shtruar se gjithashtu me rëndësi është që të mbahen vazhdimisht trajnime për të forcuar kapacitetet institucionale të cilat janë të përfshirë në procesin e ri-integrimit dhe rehabilitimit.
Të tjera
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...