Lajme

Mustafa: Për shkak të inflacionit, buxheti real është 2.6 miliardë, jo 3.2

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 17 November 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka shprehur qëndrimin e këtij subjekti sa i përket projektbuxhetit të vitit 2023 për të cilin po debatohet në kuvend.

Ai ka kontestuar vlerën e buxhetit që është projektuar të jetë 3.2 miliardë euro.

“Kemi një inflacion te produktet bazike dhe materialet ndërtimore, pra tek pjesa më e madhe e buxhetit që kalon shifrën mbi 20 për qind. Kjo i bie se buxheti real është diku 2.6 miliardë dhe jo 3.2 miliardë”, është shprehur Mustafa.

-Advertisement-

Deputeti opozitar tha se lëvdata e ekzekutivit se kanë buxhetin më të madh në histori, ndodhë secilin vit, pasi Kosova çdo vit ka pasur buxhetin më të madh sesa në vitin paraprak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera