Mustafa për balotazhin: U vërtetuan mashtrimet e VV-së, ‘Guxo’ mbeti askund
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 16 November 2021
Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se zgjedhjet lokale dëshmuan se mashtrimet e VV-së dolën në shesh. Ai poashtu tha se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani u treguan arrogantë ndaj opozitës e ndërkombëtarëve. Ish-kryeministri Mustafa tutje u shpreh se është fat që Kurti e Osmani s’kanë fuqi sepse do ta shtyenin drejt luftës Kosovën.
“Këto zgjedhje u zhvilluan në një ambient shumë më normal krahasuar me ato nacionale të 14 shkurtit në të cilat u promovua një histeri që ngjante me ato fashiste. Jo vetëm nga VV dhe paterica e saj Guxo por edhe nga disa media. Zgjedhjet lokale dëshmuan se ky ballon po shfryhet, mashtrimet po dalin në shesh dhe qytetarët po dëshmohen se janë vlerësues racional në afat të gjatë. Për fat të keq kam vërejtur se çdo gjë që e kanë kritikuar z. Kurti dhe znj. Osmani në të kaluarën e kanë bërë vet gjatë kësaj kohe, pa asnjë konsideratë. Ajo që veçmas i veçon është një arrogancë jo vetëm ndaj opozitës dhe votuesëve të tyre por edhe ndaj ndërkombëtarëve. Fati që s’kanë shumë fuqi se edhe në luftë do na shtynin”, tha Mustafa.
Mustafa, tha poashtu se VV në zgjedhjet e ardhshme mund të mbetet partia e katërt.
“Tani duhet të kthjellen sepse nëse vazhdojnë kështu, në zgjedhjet e ardhshme VV mund mbetet partia e katërt, kurse Guxo askund, si sot”, tha ai.
Ish-kreu i Lidhjes Demokratike u shpreh se rikthimi i LDK-së në Prishtinë është i rëndësishëm edhe pse ka pritur që LDK do të fitojë në Gjilan, Podujevë e Vushtrri.
“Rezultatet e LDK-së janë të mira. Kam pritur se LDK me meritë do të fitojë edhe Gjilanin, Podujevën dhe Vushtrinë. Ndryshimet, të cilat ndodhën në Prishtinë i konsideroj shumë të rëndësishme, jo vetëm për LDK-në. Sesa do të funksionojë drejtimi i Prishtinës varet shumë nga përkrahja e Asamblesë komunale, nga drejtorët por edhe nga përkrahja e Qeverisë. Tani ka kaluar fushata së bashku me edicionin e premtineve dhe fillon ballafaqimi me realitetin i cili nuk është i thjeshtë e as bardh e zi. Uroj të kenë sukses të gjithë kryetarët e komunave”, tha ai për Gazetën Express.
Në balotazhin e së dielës, LDK-ja me Përparim Ramën e ka fituar garën më të rëndësishme komunale, atë të kryeqytetit, duke e mposhtur Arben Vitinë e LVV-së, i cili cilësohej si favorit para 17 tetorit.
Pas rezultatit më të dobët në historinë e partisë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan. Në këto dy të fundit, pa balotazh.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































