Lajme

Mustafa për arrestimin e avokatit Berisha: Ishte këshilltar i imi, i të vetmes qeveri që s’pati asnjë rast korruptiv

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 15 July 2023

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha.

Ai tha se përkrahësve të pushtetit në debate televizive, iu nevojitej ta thonë se Berisha ka qenë këshilltar i tij, në kohën e Qeverisë Mustafa.

“Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut”, shkroi Mustafa.

-Advertisement-

Tutje, Mustafa tha se mburret që e kishte afër një, siç e quajti ai, ekspert dhe njëri të tillë.

“E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje”, tha Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera