Lajme

Mustafa (PDK), thotë se Kosova çdo vit ka pasur rritje të buxhetit

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 31 October 2022

Arben Mustafa, “ministër i Financave”, në hije i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se buxheti në Kosovë çdo vit ka qenë më i lartë krahasuar me vitin paraprak.

Qeveria e Kosovës e ka prezantuar projektligjin e buxhetit që nënkupton që kuleta e shtetit për vitin 2023 do të ketë 3 miliardë e 212 milionë euro

Por deklaratat e Qeverisë, Mustafa i quan si boshe.

-Advertisement-

“Deklaratat se buxheti i vitit 2023 është buxheti më i lartë që ka pasur ndonjëherë Kosova është deklaratë boshe dhe nuk paraqet ndonjë të arritur të veçantë, sepse buxheti i Kosovës çdo vit ka qenë më i lartë në krahasim me vitet paraprake”, ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu e ka përmendur edhe inflacionin që ka ndikuar në rritjen e vëllimit të parasë.

“Ky rezultat bëhet edhe më pak i rëndësishëm kur kemi parasysh se rritja e planifikuar e të hyrave buxhetore vjen kryesisht nga rritja e ndjeshme e çmimeve, përderisa sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja reale e ekonomisë për vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se 3.5%”, ka thënë ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera