Mustafa: Nuk diskutohet kandidatura e Hotit, proceset tjera pas zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 18 May 2017
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha sot se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se për kandidaturën e tij, në kuadër të koalicionit me AKR-në, as që do të diskutohet.
Mustafa këto komente i bëri në një konferencë për media, ku u prezantua aderimi i drejtorit të Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku.
I pyetur për mundësinë e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, Mustafa tha se proceset tjera mbeten të hapura, pas zgjedhjeve. Mustafa po ashtu bëri të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, sot do të diskutojë për listat e kësaj partie për deputet të Kosovës.
Mustafa: Hoti do të jetë kandidati jonë për kryeministër, këtë çështje se diskutojmë me askënd
“Do t’i trajtojmë gjere e gjatë, me gjithë argumentet në Këshillin e Përgjithshëm. Është ai organ, i cili vendos përfundimisht për listat e kandidatëve për deputetë. Presim që të kemi propozimet dhe nga AKR dhe nga Alternativa dhe nga Lëvizja për drejtësi. Ndërkaq proceset e tjera të mëvonshme, pasi të bëhen zgjedhjet, mbeten procese të hapura në të cilat ne mund të diskutojmë me VV-në. Mirëpo tani në këtë proces, ne e kemi koalicionin e prezantuar do të punojmë brenda këtij koalicioni…Unë po flas për të ardhmen pas zgjedhjeve, jo për të ardhmen deri nesër. Ndërkaq zoti Hoti, kandidati jonë për kryeministër, do të jetë kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës dhe natyrisht se këtë çështje nuk do ta diskutojmë më askënd”, tha ai.
Ndërsa i pyetur rreth mundësisë së lënies jashtë listave, të deputetit Shpejtim Bulliqit, Mustafa tha se s’do të ketë përjashtime personale dhe se në listë të LDK-së, do të jenë të gjithë ata që i përkrahin orientimet evropiane dhe politikat e LDK-së.
Mustafa: S’ka përjashtime personale
“Asnjë përjashtim personal s’do të ketë. Është çështje e vendimit të këshillit të përgjithshëm. Ne kemi përcaktim edhe të kryesisë së LDK së që në listën për deputet të LDK-së, duhet të jenë njerëzit të cilët do t’i përkrahin orientimet tona evropiane dhe detyrimet tona, që i kemi në këto orientime evropiane dhe euroatlantike dhe po ashtu do të përkrahin politikat e LDK-së. Të gjithë ata që janë me këtë koncept, do të jenë në listë. Të gjithë ata që nuk janë në kpëtë koncept dhe në këtë rrugë, për ata do të vendos këshilli i përgjithshëm”, tha Mustafa.
Ndërsa anëtari më i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se është i lumtur që tash e tutje është pjesë e kësaj partie. Ndërsa i ftoi të rinjtë që t’i kthehen LDK-së.
Abdixhiku: Të rinjtë t’i kthehen LDK-së
“Kemi gjetur mirëkuptim në të gjitha orientimet programore që kanë të bëjnë fillimisht me agjendën evropiane të Kosovës. Zhvillimin ekonomik të Kosovës, me angazhimin për një shtet për të rinjtë dhe të rejat, që të gjejnë vende pune, kanë përkujdes shëndetësor. Kanë nivel të edukimit të mirëfilltë. Jam i lumtur që kemi gjetur një marrëveshje të tillë. Dhe jam i lumtur që nga sot do të jem pjesë e LDK-së. Për mua ka qenë natyrisht një vendim i ri, sepse është një angazhim krejt ndryshe prej asaj që kam bërë deri më tani. Dhe në këtë drejtim zotohem të jap përkushtimin më të madh të mundshëm tash e tutje. Gjithashtu i ftoj të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, që ti kthehen LDK-së“, tha Abdixhiku.
E i pyetur për çmimin që LDK ka paguar që Abdixhiku të jetë pjesë e kësaj partie, ai tha politika s’është çështje e çmimeve dhe se çmimi i vetëm është zhvillimi i Kosovës.
Abdixhiku: Politika s’është çështje çmimi
“ Është obligim dhe i gjeneratës së re, me dëshmu se politika s’është më çështje e çmimeve. Dhe besoj që në LDK nuk flitet për çmime dhe këtë do ta dëshmojmë me kohë, që s’bëhet fjalë për çmime, por për një rrugëtim të ri të përbashkët, me interesa të përbashkëta. E interesi i përbashkët, është zhvillimi i Kosovës. Ky ka qenë çmimi”, tha ai.
LDK ka hyrë në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës.
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...