Mustafa: Një mandat, me një Audi Q7 dhe 70 dosje
Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 October 2017
Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bërë propagandë gjatë 4 viteve.
Sipas tij, VV ka shfrytëzuara makinën Audi Q7 për të bërë propagandë, gjë e cila sipas tij definohet si informatë joobjektive.
Ai ka vazhduar më tej duke thënë se blerja e një veture të tillë nuk është luks, por nevojë.
Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se Abrashi në mandatin e tij do të merret me projekte zhvillimore.
Ky është postimi i tij:
Propaganda definohet si informatë joobjektive, e cila përdoret para së gjithash për të influencuar një audiencë, për të shtyrë përpara një agjendë të caktuar, shpesh përmes prezantimit selektiv të fakteve dhe përmes gjuhës e cila zgjon emocione dhe jo sjellje racionale për informatën e prezantuar. Propaganda, pra, asocon me qasje manipulative.
Këtë më së miri e ka vërtetuar Revolucioni Bolshevik në Rusi e nacizmi në Gjermani.
Shfrytëzimi i një makine Audi Q 7 nga Vetëvendosje për të bërë propagandë katër vjet rresht, dhe mbajtja e asaj makine në ballinat e mediave kosovare, “u shti, s’u shit; ankandi i parë, i dytë, i trete …, u shit më lirë sesa që është blerë…” , është fenomen i ri në propagandën postbolshevike.
Katër vite trumbetuan për 70 dosje të dërguara në Prokurori të shtetit kundër qeverisjes së Isa Mustafës. Rezultoi, sipas Prokurorisë, se në ato dosje nuk është vërtetuar përgjegjësia ime. Por propaganda e bëri të veten.
Makina Audi Q 7 është një nga qindra makina të kategorisë së tillë ( Toyota, BMË, Mercedes….) që përdoren nga zyrtarë të lartë e të ulët në të gjitha institucionet e Kosovës, në agjensione dhe organizata të pavarura. Makina është një mjet pune, jo luksi. Blerja e asaj makine rezultoi nga nevoja që qitet jashtë përdorimi makina tjetër Taureg VË, gati e të njëjtës kategori, por që shpenzonte rreth 35 litra benzinë në 100 km.
Nuk besoj se Kryetari i ri i Prishtinës, Arban Abrashi do të merret me sajime të dosjeve dhe me propagandë. Me udhëtimet me jahte të Shpend Ahmetit, fluturimet e tij me aeroplan privat, të bizneseve që operojnë edhe në Prishtinë, për të përcjellë ndeshjet jashtë vendit; me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës në procedurë jo konkurruese (për çfarë një kryetar tjetër i një komune po sillet vërdallë qe 8 vite nëpër gjyqe). Se a janë, ashtu siç flitet, punësimet e rreth 500 militantëve me kontratë mbi veprën, korrupsion apo jo; se si është bërë shlyerja e borxheve të komunës për mallra dhe shërbime përmes përmbaruesve, dhe pse ka ndodhur kjo; se a është e drejtë që të sillen militantët partiak nga krejt Kosova e të punësohen në shkollat e Prishtinës, duke anashkaluar qytetarët e kësaj komune, e shumë e shumë të tjera.
Mendoj se këto janë çështje të institucioneve përgjegjëse, hetuesisë, prokurorisë, gjyqësisë, por edhe të mediave dhe shoqërisë civile.
Arban Abrashi është përcaktuar të realizojë projekte zhvillimore duke e respektuar ligjin. Ai, sigurisht, do të ndërpresë të gjitha procedurat joligjore në komunë, të cilat janë mbuluar me propagandë.
Me Arban Abrashin, qytetarët do të lirohen nga propaganda, por do të fitojnë në zhvillim të Prishtinës dhe në zgjidhjen e shumë kërkesave dhe problemeve të tyre.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...