Lajme

Mustafa niset për të takuar Kurtin: Po shkojmë për të bërë marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 27 January 2020

Isa Mustafa lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është nisur për në takimin që sipas tyre do të jetë i fundit me liderin e VV-së Albin Kurtin.

Sipas Mustafës ata janë nisur me qëllimin të arrijnë një marrëveshje, shkruan gazeta inFokus.

“Ne po shkojmë që ta përfundojmë marrëveshjen dhe jemi të vullnetshëm për këtë se kur do të përfundojë ne nuk e dimë. Për këtë arsye ne po shkojmë”, ka thënë Mustafa i cili ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri.

-Advertisement-

Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe me ta është parë të jetë edhe Vjosa Osmani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera