Lajme

Mustafa ngacmon Kurtin për krizën me rrymë: Kështu e ka Referendumi, të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 23 December 2021

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për reduktimet e energjisë elektrike duke thënë se qeveria e VV-së e solli gjendjen pa rrymë e me agregatë.

Duke ironizuar Mustafa ka shkruar se tash ngrohja do të bëhet me votat e mbi 51%

“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, ka shkruar Mustafa.

-Advertisement-

Ndryshe, Kosova po përballet me reduktime të rrymës sikur në vitet e para të pasluftës.

KEDS-i ka bërë të ditur se kufizimet e planifikuara me energji elektrike do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Përmes një njoftimi me shkrim, KEDS-i bën të ditur se reduktimet do të vazhdojnë deri të merren instruksione tjera nga KOSTT-i.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera