Mustafa: Në veri është rifuqizuar rezoluta 1244 – mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus
19:06 | 16 June 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se si po shkojnë gjërat në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare.
Mustafa, mes tjerash theksoi se s’ka sovranitet në veri, teksa siç tha ai, në një formë është aktivizuar rezoluta 1244.
“Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje, kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, tregoi Mustafa.
“Sovranitet atje s’kemi, atje tani është aktivizuar në një formë rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atje është forca e NATO-s, e cila po ushtron funksionin e vet dhe atje janë policia të cilët janë ngujuar, ose i ka ngujuar Qeveria e Kosovës në objektet e komunës, kanë mbetur disa brenda dhe disa jashtë”.
Ai foli edhe për katër kryetart e zgjedhur në veri të vendit, për të cilët tha se nuk janë duke mundur që të bëjnë asnjë veprim.
“Tani në qoftë se ai thirret në sovranitet, unë do ta pyesja zotëri Kurti dhe të tjerët se çfarë sovraniteti kemi në veri të vendit?, Kush po qeverisë në veri të vendit ku është roli i këtyre komunave në veri të vendit?. Njëri është ngujuar që 17 ditë, e se bën asnjë veprim për shkak se nuk mund ta bëjë. Të tjerët nuk shkojnë në komunat e tyre sepse nuk shohin mundësi as në Zveçan dhe Zubin Potok të bëjnë punë”, u shpreh Mustafa në Klan Kosova.
“Edhe ky që është në Mitrovicë Veriore, nuk rrinë në Mitrovicën Veriore ku është ndërtesa zyrtare e komunës, por e bën në një vend ku nuk ka kurrfarë rreziku që ta ushtrojë detyrën”.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































