“Mustafa në Bruksel: Tentimi i radhës për ta zgjidhur çështjen e demarkacionit”
Autori: Gazeta inFokus
22:08 | 26 April 2017
Vizitën e fundit të kryeministrit Isa Mustafa ne Bruksel, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, e ka cilësuar si tentimin e radhës për të kaluar çështjen e demarkacionit.
Tutje në lidhje idenë e Isa Mustafes për suspendimin me kush të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion, Gecaj ka thënë që ka mbështetje nga disa shtete të fuqishme.
“Kemi pothuajse dy vite që kemi provuar në të gjitha mënyrat e mundshme të realizojmë demarkacioni, ka pasur kërkesa dhe takime në mënyrë që të kalojmë këtë çështje të rëndësishme, e që prej kësaj varet edhe liberalizimi i vizave. Takimi në Bruksel ishte tentimi i radhës. Kjo ide ka lind nga kryeministri në konferencën e partive popullore evropiane dhe ka gjet përkrahje bukur të mirë në konferencë, edhe pas konferencës nga disa shtete të fuqishme si p.sh Gjermani” ka thënë Bajram Gecaj në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme Gecaj ka thënë që kjo çështje vendoset në mes të partnerëve të koalicionit
“LDK-ja beson që duhet në këtë shtet të dalim në cikle normale zgjedhore, do të thotë 4 vjeçare. Veseli dhe Mustafa kanë lënë të hapur mundësinë që të shkohet në zgjedhje nëse nuk kalon demarkacioni. Ne jemi ne koalicion, ne merremi vesh në tavolinë, ne mund të merremi vesh edhe për të shkuar në zgjedhje. Nëse shkojmë në zgjedhje duhet të ulemi dhe të bisedojmë këtë çështje, e jo nëse disa deputet dalin dhe thonë diçka të tillë” ka deklaruar Bajram Gecaj.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bardhyl Meta, në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të merret më seriozisht me anarkinë brenda Grupit Parlamentar, pasi është e palejueshme që kjo të ndodhë.
“Në LDK ka shumë liberalizëm. As në Gjermani, as në Britani të Madhe, nuk lejohet një anarki kaq e madhe si kjo që po i ndodhë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo gjë nuk lejohet, në asnjë parti serioze”.
Ai ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do ta çojë vendin në zgjedhje për arsye të veta, ndërsa ka përjashtuar mundësinë, që në rast se kemi zgjedhje, pas tyre do të ketë një përsëritje të VLAN-it.
“Vendimi i PDK për të shkuar në zgjedhje është politik dhe nuk është në të mirë të liberalizimit të vizave. Nëse kanë interes për të shkuar në zgjedhje atë nuk e ndal dot asgjë. Por duhet që partnerët të merren vesh për datën e zgjedhjeve”.
“Kosova nuk ka nevoje për një reprizë të VLAN-it. Mendoj që zgjedhjet, kurdo që të ndodhin, do të na japin një pasqyrë të re. Do të vijë koha që vija të kuqe do të kenë individët, që në asnjë koalicion nuk do të mund të marrin pjesë, jo partitë politike”.

Të tjera
-
Daçiq: Qëndrimi i SHBA-së ndaj nesh ka ndryshuar
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas kthimit nga Washing...
-
Manifestime në Shkup për Goce Dellçev nën masa të rrepta sigurie
Nën masa të rrepta të forcave të sigurisë, të shtunën në Shkup kanë nisur akt...
-
Goditet grupi kriminal për heroinë dhe kokainë në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona si pjesë e një grupi krimina...
-
Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard
Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka thënë se Portugalia do t’i dërgojë U...
-
Partia e Drejtësisë mbështet gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin
Partia e Drejtësisë ka thënë se mbështet Qeverinë Kurti në përcaktimin e ...
-
Vetaksident në Deçan, godet shtyllën elektrike (PAMJE)
Një vetaksident ka ndodhur para pak çastesh në Deçan, përkatësisht në Llukë t...
-
Haziri komenton gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur në lidhjet me gjashtë kushtet e ...
-
Iu gjetën substanca narkotike, arrestohet 18-vjeçari në Vushtrri
Gjatë natës policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprë...
-
Selimi: Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “hap në drejtimin e duhur”
Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka thënë se në bisedat që ka pasur m...
-
Nga zyra e Osmanit iu shkon një goditje ndërkomëbtarëve
Këshilltarja kryesore për komunikim të presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Mift...
-
Flet eksperti amerikan: Balona kineze është e avancuar dhe e vështirë për t’u rrëzuar
Baloni kinez që u pikas nga Pentagoni ndërsa fluturonte në hapësirën ajrore a...
-
Prindërit nga Istogu detyrojnë fëmijët që të kërkojnë lëmoshë
Një burrë dhe një grua, janë arrestuar nga Policia. Kjo, pasi që të njëjti...