Lajme

Mustafa mes ‘dy zjarreve’

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 10 May 2017

Mund edhe të mos jetë mocioni i opozitës që do ta rrëzojë sot qeverinë “Mustafa”. Një gjë të tillë pritet ta bëjë partneri i madh i koalicionit (PDK), me të cilin kanë bashkëqeverisur rreth tre vjet. Kadri Veseli pas një bisede që ka zhvilluar me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka insistuar që Demarkacioni të shkojë në Kuvend para mocionit të opozitës, në të kundërtën, siç ka deklaruar ai, duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera.

Pas tri vjetësh bashkëqeverisjeje kryeministri Mustafa dhe Qeveria, të cilën ai e udhëheq, do të ketë sot një prej ditëve më sfiduese të saj. Në Kuvendin e Kosovës sot ajo do të duhet “t’i mbijetojë” mocionit të mosbesimit të iniciuar nga “Nisma për Kosovën”. Opozita është në kërkim të 61 votave të cilat do të bënin që qeveria “Mustafa” të bjerë, për çka ata thonë se do t’i kenë numrat e nevojshëm.

Megjithatë, para opozitës Qeverinë mund ta shkarkojë vetë partneri i madh i koalicionit (PDK-ja), pasi që Kadri Veseli dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ku ka hedhur përsëri idenë që Demarkacioni të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës.  Ndryshe, në komunikatën e lëshuar nga Zyra e të parit të Kuvendit thuhet se në rast të mosprocedimit të Demarkacionit para mocionit ndaj Qeverisë duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera. E për një vendim përfundimtar PDK-ja do të ketë sot mbledhjen e kryesisë qysh në orën 08:00

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera