Lajme

Mustafa: Kurti gënjeu për Asociacionin, Haradinaj për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 08 February 2023

Në një intervistë për transmetuesin publik, ish kryetari i LDK-së dhe ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, foli për zhvillimet politike në vend. Mes tjerash, ai foli edhe për dy çështje, që sipas tij, janë shumë të rëndësishme.

E para për dialogun Kosovë-Serbi, planin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve e Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe e dyta për çështjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Për të gjitha, Mustafa tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, të cilët i kanë pasur këto si kauza të tyre për të ardhur në pushtet, tashmë i kanë harruar sepse sipas tij, ato nuk kanë qenë fare kauza.

“Presidentja ishte pĂ«r vizitĂ« nĂ« Mal tĂ« Zi. As nuk e pĂ«rmendi demarkacionin dhe ata 8.200 hektarĂ« tokĂ« qĂ« thoshin se Kosova ia ka falĂ« Malit tĂ« Zi”, tha Mustafa nĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ«.

Madje, ai tha se në krye të Qeverisë ishte gati për dy vjet, kryministër Ramush Haradinaj dhe nuk bëri asgjë në lidhje më këtë kauzë të tij.

“E ka dy vjet qĂ« nĂ« krye tĂ« QeverisĂ« Ă«shtĂ« Albin Kurti dhe nuk ka bĂ«rĂ« asgjĂ«â€, tha Mustafa, duke rijkujtuar se kjo ka qenĂ« gĂ«njeshtĂ«r e tyre, vetĂ«m sa pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« pushtet, sepse sqaroi se -“Kosova nuk ka humbur asnjĂ« pjesĂ« tĂ« territorit tĂ« saj me demarkacion”.

“Kurti e tĂ« tjerĂ«t e kallĂ«n vendin me kĂ«tĂ« kauzĂ«, por tani nuk ka asgjĂ«â€, tha Mustafa, duke rikujtuar se tanimĂ« askush nuk e pĂ«rmend.

Sipas tij, vetë fakti që presidentja Osmani shkon në vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe nuk e përmend demarkacionin, atëherë kjo është dëshmi se ishte një gënjeshtre sa për të ardhur në pushtet.

“TĂ« dy kauzat, demarkacioni dhe Asociacioni janĂ« tĂ« rrejshme”.

Mustafa më tej shprehu bindjën se siç po sillen sot për demarkacionin, Kurti e Osmani,  do të sillen edhe për Asociacionin.

“Siç po shkojnĂ« proceset, kĂ«ta qĂ« e kanĂ« kundĂ«rshtuar, do ta gĂ«lltisin edhe kĂ«tĂ«, por nĂ« njĂ« formĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« keqe”.

Mustafa kishte nënshkruar marrëveshjen më 2013, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Federica  Mogherinin, si përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme.

Mustafa thotë se mori garanci që nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë.

“Ka qenĂ« qĂ« Asociacioni nuk mund tĂ« jetĂ« pushtet i tretĂ« nĂ« KosovĂ«. Nuk mund tĂ« ketĂ« kompetenca ekzekutive. Pra nuk mund tĂ« ketĂ« kompetenca tĂ« autoritetit qĂ«ndror. UnĂ« kam marrĂ« zotimet e zonjĂ«s Mogherini se sipas opinionit tĂ« BE-sĂ«, Asociacioni nuk do tĂ« ketĂ« kompetenca ekzekutive. Tash a do tĂ« jetĂ« Asociacioni njĂ«-etnik, Ă«shtĂ« punĂ« e interpretimit.”, thotĂ« Mustafa.

Sa i përket planit franko-gjerman, Mustafa tha se ai parasheh që serbët e Kosovës të kenë një formë të vetëqeverisjës në Kosovë kurse  Kisha Ortodokse Serbe, të fitojë të gjitha të drejtat, e ajo është eksterritorialitet.

“VetĂ«qeverisja do tĂ« jetĂ« mĂ« shumĂ« se Asociacion. Por mĂ« vonĂ« sipas platformĂ«s nĂ« diskutim, deri nĂ« vitin 2030, do tĂ« vazhdojĂ« dialogu me SerbinĂ«, kurse mĂ« vonĂ« do tĂ« bisedohet pĂ«r vetĂ«qeverisjen e tyre”.

Mustafa tha se prandaj frikësohet se do të ketë edhe Asociacioni një lloj vetëqeverisje.

Ish kryetari i LDK-së u shpreh se angazhimi i komunitetit ndërkombëtar është që të zbatohen marrëveshjet.

“Kjo marrĂ«veshje franko-gjermane, siguron stabilitet, por nuk kemi njohje nga Serbia”.

Ai tha se askush nuk garanton se pesë vendet mosnjohëse të BE-së, do ta njohin Kosovën.

“Nuk kemi as garancĂ« se nĂ« vitin 2030, Serbia do tĂ« na njeh”.

Ish kryeministri Mustafa deklaroi ndër të tjera se Qeveria duhet të punojë me SHBA e BE, por të mundohet që në këtë mërrveshje, të hyjë edhe komponenta e njohjës reciproke.

“NĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« duhet tĂ« kĂ«mbĂ«ngulet”./RTK

Barazo faturën në Meridian Express dhe dhuro për fëmijët SOS Fshatrave

TĂ« tjera