Mustafa kundër Thaçit: Sali Berisha ishte dhe do mbetet monument i Pavarësisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 25 May 2019
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar sulmet virtuale të Presidentit Thaçi dhe ish Presidentit të Shqipërisë, Berisha.
Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se, veprimet e tilla nuk nxjerrin një të vërtetë duke i quajtur të dëmshme dhe të panevojshme.
“Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe vet Presidenti Thaçi. Nuk është me rëndësi të gjurmojmë se kur dhe çfarë kanë thënë njëri për tjetrin, dhe si e kanë ngritur shoqishoqin në piedestal, por edhe ne të tjerët e njohim edhe Sali Berishën edhe Hashim Thaçin” ka thënë Mustafa.
Mustafa i ka dalë në krah Berishës, duke thënë se ka bërë gjithçka për të përkrahur Kosovën.
“Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, sa isha ministër i Qeverisë Bukoshi, në ekzil, për Kosovën ka qenë e hapur çdo derë e Qeverisë dhe Presidencës shqiptare me Sali Berishën; ka qenë në dispozicion tonin e tërë diplomacia shqiptare, ministër, ambasadë e ambasador. Kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Prandaj Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar kreu i LDK-së.
Ish kryeministri, ka folur edhe për kufijtë.
Ka theksuar se nuk e konsideron Thaçin bashkëpunëtor të Vuçiqit, por është shprehur se diskursi i Thaçit për korrigjim të kufijve është i gabueshëm dhe i papranueshëm.
“Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët. Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët”.
Prandaj kot shahemi e ofendohemi, sepse një zgjidhje e tillë nuk kalon, ajo është e papranueshme. Dhe kjo duhet të na mjaftojë. Kosova dhe Shqipëria duhet të respektohen në mënyrë të ndërsjellë. Sa u përket punëve tona, ne i dimë ato më mirë sesa Shqipëria; dhe Shqipëria i di punët e veta më mirë sesa Kosova. Por ne kemi nevojë të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojmë mbi baza të barabarta dhe të respektit reciprok. Jemi mjaftë të pjekur për të evituar cilësimet degraduese deri edhe me emra kafshësh”, ka shkruar në fund Mustafa.
Të tjera
-
Stërvitjet ushtarake, Vuçiq flet rreth planeve për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka hedhur poshtë deklarimet se “vendi i...
-
Ish-kryeministri slloven Borut Pahor po synon pozitën e Lajçakut: Do të ofroj referencat e mija për dialogun Kosovë-Serbi
Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emi...
-
Deklarimi i çuditshëm i pasurisë nga Hysamedin Feraj: Shtëpinë e llogaritë 12 euro e 50 cent, banesën rreth 115 euro
Hysamedin Feraj çudit me vlerën e pasurive, deklaron shtëpi 12 euro e 50 cent...
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...