Lajme

Mustafa komenton vizitën e Grenell: Kjo tregon që e mbështesin marrëveshjen në mënyrë konkrete

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 21 September 2020

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, këtë të hënë do të qëndroj për një vizitë disa orëshe në Kosovë.

Këtu do të ketë edhe nënshkrim të një marrëveshjeje, por që Qeveria Hoti po e mban sekrete e nuk po tregon se për çka bëhet fjalë konkretisht, shkruan Gazeta Infokus.

Lexo edhe:

-Advertisement-

Qeveria Hoti mban sekret marrëveshjen me Grenell

Ndërsa në një intervistë për Kosovapress kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili gjithashtu nuk ka treguar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, ka thënë që vizita e tij tregon edhe një gjë tjetër.

Që ShBA-të e përkrahin marrëveshjen e arritur në Uashington më 4 shtator në mënyrë shumë konkrete.

“Kësaj radhe Grenelli me delegacionin e investitorëve amerikanë vijnë kryesisht për implementimin marrëveshjes dhe për harmonizimin e projekteve të cilat janë në marrëveshje, nuk është paraparë të ketë takime politike as me LDK-në e as me të tjerët me sa di. Do të ketë takime vetëm me Qeverinë. […] E vlerësoj që është një hap shumë i mirë sepse po tregohet që amerikanët nuk kanë qenë të gatshëm vetëm ta ndërmjetësojnë një marrëveshje por edhe janë të gatshëm tani ta mbështetin atë marrëveshje në mënyrë shumë konkrete në implementimin e saj që është implementim material”, ka thënë Mustafa./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera