Lajme

Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Enver Malokut

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 11 January 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarin Enver Maloku në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një komunikate për media, Mustafa thotë se sot e kujtojnë njërën nga figurat kolosale të LDK-së, intelektualin dhe zërin e lirisë.

Mustafa thotë se kontributi i Enverit, si drejtues i Qendrës për Informim e Kosovës ishte i pazëvendësueshëm.

-Advertisement-

“Ishte meritë e Enver Malokut, që në kohë të okupimit të egër serb e luftës së ashpër, fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai, punoi si kurrë më parë në histori, në informimin dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për krimet që po ndodhnin në Kosovën e viteve të 90-a. E duket se kjo punë fisnike e atdhetare, po ia zinte rrugën qarqeve antishqiptare – dhe më 11 janar 1999, pranë banesës së tij, ai u vra tinëzisht në prani të familjes së tij”, ka shkruar ai.

Sipas tij, edhe pas dy dekadave, vrasja e Enver Malokut mbetet e pandriçuar dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon me ngulm që secila vrasje e veprimtarëve të LDK-së, të zbardhet deri në fund.

“I përjetshëm kujtimi, për Heroin e Kosovës, Enver Malokun”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera