Lajme

Mustafa kërkon unitet në LDK, relativizon thirrjet për zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 29 April 2017

Kryetari Isa Mustafa tha se që në ditën e parë të punës, kjo Qeveri është ballafaquar me kërkesën për zgjedhje, me veprime të dhunshme, me sulme dhe probleme, por që sipas tij, ka ecur përpara.

“Është sukses i kësaj Qeverie që në këto rrethana kemi arritur rritjen ekonomike më të madhe në Ballkanin Perëndimor, kemi ulur papunësinë dhe do ta ulim prapë, pavarësisht vështirësive”, tha kryetari Mustafa, duke shtuar se LDK-ja është parti e cila respekton kontratën edhe se kjo Qeveri po e përmbush programin qeverisës dhe premtimet që i ka dhënë qytetarëve në Dragash dhe në komunat tjera.

“Ne kemi për detyrë që ta marrim barrën që të qeverisim sa më mirë dhe t’i kontribuojmë qytetarëve tanë”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera