Lajme

Mustafa josh Pacollin: AKR nuk ka partner më të mirë se LDK-në!

Autori: Gazeta inFokus 17:20 | 16 May 2017

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha se LDK po punon për të nënshkruar marrëveshje me AKR-në por mbetet të shihet se çfarë do të ndodh. Sipas tij AKR nuk ka partner më të mirë për bashkëpunim.

Mustafa këtë deklaratë e tha pas nënshkrimit të marrëveshjes me partinë më të re Alternativa.

Në emër të kësaj partie marrëveshjen e ka nënshkruar Mimoza Kusari-Lila e cila tha se koalicioni është arritur në bazë të programeve dhe kjo marrëveshje është bazuar në zhvillim dhe drejtësi.

-Advertisement-

Ndërsa Mustafa tha se ndihet i kënaqur për nënshkrimin e kësaj marrëveshje që sipas tij ngërthen në vete në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet euroatlantike.

I pyetur për pajtimin me Dedën, pasi e kishte votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë, Mustafa tha se ka pasur edhe zyrtarë të partisë së tij që e kanë përkrahur rrëzimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera