Mustafa i përgjigjet ish-ambasadorit Bosch: Pasi po paraqitet si mbret i së vërtetës le ta prezantojë dokumentacionin e Bilfingerit
Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 25 January 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është kundërpërgjigjur ish-ambasadorit holandez në Kosovë, Robert Bosch, i cili i quajti të pavërteta deklaratat e Mustafës se kompania gjermane “Bilfinger” nuk ka bërë asgjë për rindërtimin e termocentralit Kosova A.
Ish-shefi i Qeverisë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka deklaruar se nga “Bilfinger” nuk është ofruar asnjëherë më shumë se disa faqe Power Point të pamjeve të blloqeve të Termocentralit Kosova A.
“S’dëshiroj të merrem me Ambasadorin Bosch, por dua të nënvizoj edhe njëherë se nga Bilfinger nuk na është ofruar asgjë më shumë sesa disa faqe të pamjeve të blloqeve të TE Kosova A në Power Point”, ka deklaruar Mustafa.
Mustafa ka kërkuar nga ish-ambasadori Bosch që ta prezantojë para opinionit dokumentacionin e “Bilfinger-it”.
Ai thotë se si Kryeministër nuk e ka parë asnjëherë këtë dokumentacion, pasi sipas tij, nuk i është prezantuar.
“Ndryshe, pasi Bosch po paraqitet si mbret i të vërtetës le të prezantojë para opinionit dokumentacionin E Bilfingerit me studim të fizibilitetit, me kosto dhe burime të investimit, me saktësim se a do të jenë pajisjet e reja apo të përdorura që do të montohen në Kosova A, me burime të financimit dhe normë të kthimit të investimit. Unë këtë dokumentacion si kryeministër nuk e kam parë kurrë, sepse nuk na është prezantuar”, ka deklaruar Mustafa për Express.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili të hënën tha se kompania gjermane “Bilfinger” nuk ka shfaqur interesim për rindërtimin e Kosovës A, raporton Express
Ish-ambasadori holandez e ka cituar statusin e Mustafës në Facebook, duke thënë se ato që ka shkruar Mustafa janë të pavërteta.
Bosch ka shkruar në Facebook se ka qenë i përfshirë personalisht dhe se Ambasada e Holandës dhe ajo e Gjermanisë kanë bërë gjithçka për ta bindur Qeverinë se përmirësimi i katër prej pesë njësive ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por nuk kishte asnjë rezultat.
“Për fat të keq, e pavërtetë. Unë isha i përfshirë personalisht dhe ne, ambasada gjermane dhe ambasada holandeze, bëmë gjithçka për ta bindur qeverinë se përmirësimi i katër nga pesë njësitë ishte i realizueshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një mundësi e humbur që energjia për relativisht pak para të sigurohej duke filluar nga periudha rreth viteve 2017/18”, ka shkruar Bosch.
Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, të hënën ka deklaruar se përfaqësuesit e “Bilfinger” janë treguar të painteresuar për rindërtimin e “Kosova A”.
Sipas Mustafës, e gjitha çka kanë ofruar ata kanë qenë vetëm 15-20 faqe PoëerPoint.
“Është e vërtetë se në takimin tim, si Kryeministër me Kancelaren Merkel, më 30 qershor 2015, ndër çështjet e rëndësishme shtroi edhe rindërtimin e Kosova A përmes firmës Bilfinger. Unë shpreha gatishmërinë e plotë ta zhvillojmë këtë projekt. Me angazhimin e Kancelares, të njëjtën ditë , në orët e mbrëmjes, kemi organizuar takim me përfaqësuesit e Bilfinger në Berlin. Kemi kërkuar ta konkretizojnë propozimin e tyre, koston e investimit, kapacitetin dhe burimet e financimit. Përfaqësuesit e Belfinger u zotuan se do të na informojnë brenda 15 ditëve, por nuk na kanë informuar asnjëherë edhe përkundër insistimit të vazhdueshëm të kabinetit tim”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai tha se kanë qenë të interesuar që projektin ta realizojnë me kompaninë Bilfinger, por, sipas tij, kompania ka qenë e painteresuar.
“Kompania gjermane Bilfinger nuk ka ofruar asgjë më shumë sesa 15-20 faqe PowerPoint. Kjo është krejt e vërteta për këtë firmë dhe zhurmën që po bëhet për investimet e saj në rindërtimin e Kosova A e që po vazhdojnë edhe sot në Kuvend.
“Duke pasur parasysh lidhjet ekonomike me Gjermaninë dhe teknologjinë gjermane në gjenerimin e energjisë elektrikenë Kosovë, ne kemi qenë të interesuar që projektin ta realizojmë së bashku me ta, por kompania Bilfinger është treguar krejtësisht e painteresuar. Krahas kësaj ne kemi vazhduar me Kosovën e Re”, ka shkruar Mustafa.
Reagimi i Mustafës vjen pasi dy ditë më parë kryeministri Albin Kurti kur njoftoi për rikthimin e bllokut B2 në punë, tha se po të ishte edhe Termocentrali Kosova A, i ndërtuar nga “Bilfinger”, Kosova do të prodhonte më shumë energji dhe s’do të kishte nevojë për import.
“…eh sikur ta kishim tash TC ‘Kosova A’ të rindërtuar nga Bilfingeri gjerman dhe blloqet B3 dhe B4 me nga 300 MW fuqi secila”, shkroi Kurti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...