Mustafa i PDK-së: Krejt politika ekonomike e kësaj qeverie sillet rreth shumës 100 euro
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 28 January 2023
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se krejt politika ekonomike e kësaj qeverie sillet rreth shumës 100 euro.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo qeveri nuk sjell asgjë më tepër.
“Krejt politika ekonomike e kësaj qeverie sillet rreth shumës 100 euro! Asgjë më tepër!”, ka shkruar Mustafa.
Një ditë me parë, ministrit i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka propozuar që komunat të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit.
Murati këtë propozim e ka bërë gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Buxhet, pasi është kritikuar për rritje të tatimit në pronë.
“Me qëllim të lehtësimit të barrës së qytetarëve, dhashë propozimin konkret që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit. Kjo do të mundësohej në kuadër të një ligji të ri të cilin do ta procedojme shumë shpejt në Kuvend për miratim. Mirëpo, deputetët e opozitës ishin kundër këtij propozimi, përkundër faktit se deri sot kanë kërkuar veprim konkret që të lehtësohet barra e qytetarëve”, ka shkruar Murati në profilin e tij në Facebook.
Të tjera
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...