Lajme

Mustafa i PDK-së: Detyrimi për shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje – dëshmi e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 27 January 2024

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, tha se detyrimi i qytetarëve dhe bizneseve për të shfrytëzuar mbi 1 miliard euro mbitërheqje nga llogarite e tyre bankare, që kur qeveria udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti “është dëshmi e frikshme e përkeqësimit të gjendjes ekonomike në vend”.

“Për t’u përballur me shpenzimet e rritura të jetesës, në kushtet kur të hyrat nuk janë rritur, qytetarët po mbështeten në shfrytëzimin e këtij produkti kreditor bankar që vjen me një normë interesi prej mbi 20%”, shtoi ai në Facebook.

“Qeveria aktuale, e akomoduar mirë në luksin e pushtetit, duket se ka harruar që rritja e çmimeve nga viti i kaluar ka vazhduar në vitin 2023 dhe po vazhdon në 2024, prandaj pasojat e inflacionit nuk i takojnë së kaluarës, por vazhdojnë të jenë prezente edhe sot”.

-Advertisement-

Mustafa tutje tha se qeveria aktuale po prodhon propagandë dhe vetëm propagandë, dhe asnjë zgjidhje për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera