Lajme

Mustafa: Humbëm një njeri të dashur dhe të respektuar

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 19 May 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së anëtarit të kësaj partie, Agim Kikaj.

Mustafa e ka cilësuar Kikajn si shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Mustafës në të bërë në “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Të dashur miq,  Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika.

Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë.

Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.  E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar. IM”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera