Lajme

Mustafa: Hotit nuk i interesonte problemi i Telekomit, na kërkonte dividentën paligjshëm

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 25 May 2017

Drejtori Menaxhues I Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se për gjatë dy viteve, ministri i Financave , Avdullah Hoti, tani kandidat për kryeministër i LDK-së, ka terrorrizuar Telekomin e Kosovës duke marrë devidentën në mënyrë të paligjshme dhe në kundërshtim me Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare.

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha se ministri i Financave, në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë në mënyrë të paligjshme devidetën, pasi edhe mënyra, edhe shumë e marrë nga Telekomi, bien në kundërshtim me ligjin për shoqëritë tregtare dhe statutin e kompanisë.

Këtë deklaratë Drejtori Menaxhues Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, e bëri në emisionin “Interaktiv” në KTV, kur u pyet nga gazetari për reagimin e kryeministrit në detyrë Isa Mustafa.

-Advertisement-

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se  nuk ka pasur asnjë pikë spektakli.

“Shumë respekt për prorfesor Isa Mustafën. Por, pas vendimit të arbitrazhit, kemi tentuar 5 herë ta takojmë, por nuk kemi mundur. Edhe kur e caktuam takimin, ai e anuloi. Ka qenë e pamundur të takojmë kryeministrin. Deklarata e Isa Mustafës është bërë me qëllim të marrjes së meritave pasi është koha e fushatës. Do të rrija më lirë nëse Qeveria e Kosovës do të merrej me problemin e Z-Mobile. Asnjëherë nuk është përmend qeveria”.

Sipas tij, ministri Hoti ka thirur në telefon në ditën e vendimit duke kërkuar disa milionë euro.

“ Ishte një gjë e çuditshme. Poashtu  kontrata është nënshkruar në kohën kur ishte i njejti kolaicion. Gjithashtu edhe në mbledhjen e drejtorëve të bordit, nga anëtarët e partisë së Z.Hoti dhe Isa Mustafi nuk kanë kundërshtuar”

Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa foli edhe për deklaratën e Shyqyri Haxhës që arbitrazhi është humbur qëllimisht, është e qëllimkeqe, e paijshme.

‘ Haxha mori për tre vjet page dhe shumë benifite tjera  nga Telekomi I Kosovës dhe nuk erdhi ta mbronte. Telekomi i Kosovës i paguante edhe qiranë e banesës në Londër, rreth 2500 euro në muaj”, tha Drejtori i Telekomit të KOsovës, Agron Mustafa.

Ai ka treguar se jot ë gjithë kanë pasur mendim të njejtë për shmangjen e gjobës.

“ Nuk kemi pasue mendim të njejtë. Mbi 90 përqind të menaxhmentit kemi qenë për të filluar hapat në disa pika, sidomos për disa penalitete. Bordi I ka pasur një mmendim tjetër, për t’I ndjekur të gjitha hapat ligjorë në kundërshtimin e vendimit. Unë nuk kam qenë I pajtimit, por kam respektuar vendimin.Gjithashtu, edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës lemi kundërshtuar njohjen e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit. Në këto kushte fillua edhe takimet”, tha Drejtori I Telekommit të Kosovës, Agron Mustafa, duke theksuar se obligimet e Telekomit ishin mbi 32 milionë euro.

Ai ka shpjeguar se pagesa prej 32 milionë euro ishte e pammundur. Ishte gjithashtu, sipas tij, rreziku që kontot e Telekomit të bllokoheshin, meqë vendimi do të bëhej shpejt I ekzekutueshëm.

“ Z-Mobile na u drejtu për një arbitrazh të ri meqë nuk po zbatohej prej 5 muajsh, për shkak se ata po pretendonin se do bankratonin dh ekjo çështje, do të mund të ishte subject i arbitrazhit. Këtu pronarët e Z-Mobile u shprehen edhe për gatishmërin për hapa të rinj’, tha tutje Drejtori I Telekomit të Kosovës.

Sipas tij, Blerim Devolli kësaj radhe ka treguar një gatishmëri të lartëpër një zgjidhje të shpejtë për shkak se kriza financiare nuk i konvenon as Z-Mobile dhe as 3.500 punëtorëve që mbahen me paga nga telekomi I Kosovës.

“Vendimi i arbitazhit ka sqaruar dy kuptimsitë që kanë ekzistuar në kontratën e nënshkruar në vitin 2009. Patjetër që duhet të implementojmë kontratën që kanë nënshkruar. Vendimi I arbitrazhit saktëson se numeracioni shtesë duhet t’I jipet. Për çdo ditë që nuk e japimm numeracionin ka një gjobë prej 5 mijë euro në ditë. Vendimi nga obligon”, theksoi Drejtori I Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Ai sqaroi se do të paguhen vetëm shpenzimet gjyqësore që dokuementohen përmes transfereve bankare dhe dokumentacionit tjetër.

“ Arbitrazhi neve na ka kushtuar 200 mijë euro. Z-Mobile e ka pasur mbrojtjen më të mirë. Kanë pasur fleksibilitet për rekrutimin e kompanisë më të mirë në treg. Ne nuk kemi pasur këtë mundësi”, theksoi tutje Drejtori Mustafa./rtklive.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera