Mustafa: Hoti është larg përpara Kurtit e Veselit

Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 16 May 2017
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media ka konfirmuar se Avdullah Hoti do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
Siç ka bërë të ditur Mustafa, përcjell Telegrafi, gjatë takimit të Kryesisë së kësaj partie, është diskutuar edhe për disa çështje përgatitore, por edhe për kandidatin për kryeministër.
“Pas bisedave që kam pasur me bashkëpunëtorët, edhe siç e kam thënë para disa ditëve në një tubim në Istog, jam deklaruar se nuk do të jem kandidat për kryeministër. Jam nisur nga vlerësimi që kandidat mund të jenë nënkryetarët e LDK, anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e komunave të suksesshme. Dhe propozimi i tyre dhe i imi është që zoti Abdullah Hoti të jetë kandidat i joni për kryeministër”, ka thënë Mustafa, duke e konsideruar Hotin si shumë punëtor, i cili me përkushtimin më të madh e ka kryer punën e vet si ministër i Financave.
Ndërsa në një pyetje të gazetarëve, për një krahasim të kandidatëve për kryeministër të mundshëm të partive tjera, Kadri Veseli dhe Albin Kurti, Veseli ka thënë se “Karshi me ta, Hoti është larg përpara”.

Të tjera
-
Si u mundua Serbia të fshihte kufomat e të propagandonte që në Izbicë nuk kishte masakër
Dëshmitari i cili xhiroi masakrën e Izbicës, ka rrëfyer se si Serbia ishte mu...
-
Hill: Dialogu i Brukselit s’parasheh reciprocitet
Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Oh...
-
Vjosa Osmani: Forca Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar fat kombëtares së Kosovës ndaj ...
-
Matoshi pas vendimit të Komunës së Gjilanit për shkurtimin e orarit të punës për Ramazan: Anulojeni menjëherë
Analisti Halil Matoshi ka reaguar pasi Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që t...
-
“Kurrë në jetën tem ma keq s’jam ni”, rrëfimi emocional i Sefedin Thaçit që xhiroi masakrën e Izbicës
Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Infokus, Sefedin Thaçi në 24 vjetori...
-
Kurti: Nuk jam për t’i shtypur serbët, por nuk mund të kemi super-minoritet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me procesin e liberalizi...
-
Kica-Xhelili: Dikush duhet t’ia kujtojë Albulena Haxhiut se nuk është ministre e fushatave linçuese
Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili i ka reaguar ashpër ministres së Drej...
-
Dy vitet e Qeverisë Kurti, Bislimi i quan vite të progresit dhe zhvillimit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka bërë një bilanc të punëve të Q...
-
Adresimi i problemeve të shqiptarëve në Serbi, Hill: Do të shoh se çfarë mund të bëj kur të kthehem në Beograd
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka...
-
Selimi shpalos fakte tronditëse për Gjykatën Speciale
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi përmes profilit të...
-
Rasti i Iran Badallit/ Avokatët mbrojtës kërkojnë përjashtimin e prokurorit të rastit
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur në janarin e vitit 2020 në Zhur të Prizrenit...
-
Stuhi e fuqishme në Suboticë, aksidentohen 14 automjete
Një përplasje e rëndë zinxhirore me 14 automjete ka ndodhur sot në Serbi, gje...