Mustafa: Hoti është burrë i fortë që u bën ballë sfidave shtetërore

Autori: Gazeta inFokus
17:56 | 05 June 2017
Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë të hënën në Rahovec se Avdullah Hoti është një burrë i fortë që u bën ballë të gjitha sfidave me të cilat përballet shteti i Kosovës.
“LDK, së bashku me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi do ta bëjnë Qeverinë e Kosovës, me kryeministër Avdullah Hotin. Z. Hoti është njeri i duhur për këtë post. Ai nuk dëshiron të lavdërohet, nuk dua ta lavdërojë as unë, por po e them të vërtetën. Jemi të kënaqur që e kemi një djalë të tillë të mrekullueshëm të kësaj ane, një burrë i fortë, i cili do t’i qëndrojë përballë përgjegjësisë që do ta ketë para jush dhe para Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se Kosova duhet ta bëjë qeverinë dhe t’ia japë të mbarën këtij vendi. “Këtë program të zhvillimit ekonomik, të integrimeve, kryeministri ynë i ardhshëm do ta zbatojë me sukses, duke gjetur bashkëpunim edhe me partitë tjera. Po ashtu, nën udhëheqjen e tij do të anëtarësohemi në organizatat më të rëndësishme botërore”, ka thënë ai.
“Do të punojmë edhe për rritjen e pagave, por jo vetëm në sektorin publik. Jemi përgatitur për këtë hap dhe kjo do të ndodhë sapo kryeministri i ri do të marrë detyrën e re. Po ashtu e kemi gati edhe pakon e dytë fiskale. Ju ftoj ta përkrahni këtë listë, këta njerëz dhe njeriun tuaj dhe tërë Kosovës, Avdullah Hotin”, ka shtuar Mustafa.
Ai ka deklaruar se ne kemi një program shumë të mirë dhe shtylla kryesore e tij është zhvillimi ekonomik.
“Ky zhvillim lidhet me hapjen e fabrikave të reja dhe këtu e kemi z. Pacolli, njeriun më të suksesshëm të kësaj fushe. Këtu e kemi edhe Mimozën që është shembull i një kryetareje të suksesshme, z. Qerkezi, i cili drejton Lëvizjen për Drejtësi, që sublimon vlera të vërteta, familjare, etike, besimin në Zot e tjera”, ka thënë Mustafa.
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se “unë besoj fuqishëm te dega e LDK-së në Rahovec dhe më 11 qershor, së bashku me partnerët e koalicionit do të dëshmojmë se ne dimë t’i çmojmë vlerat e mirëfillta, për të cilat sot ka shumë nevojë Kosova”.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se jam shumë krenar që një djalë i tillë si Avdullah Hoti, një personalitet i tillë, e udhëheq listën tonë dhe sigurisht Kosova do të mburret me kryeministrin e saj të ardhshëm.
“Z. Hoti, së bashku me ne do ta ndërtojë Kosovën ashtu siç e duam, do ta udhëheqë drejt shoqërive të civilizuara. Ashtu siç e tha edhe kryeministri, programi ynë ofron zhvillim, rritje ekonomike deri 8 për qind, do të ndërtojmë fabrika, do të hapim veprimtari ekonomike, do të investojmë në fshat e në qytet”, ka thënë Pacolli.
Sipas tij, do ta përmirësojmë infrastrukturën shkollore, arsimore, rrugore, do ta përmirësojmë ambientin tonë, ndërsa krijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë po ashtu është në planin tonë dhe diçka e tillë do të ndodhë shumë shpejt./Infokusi.com

Të tjera
-
Aksidentohen 3 vetura rëndë në Zajm të Klinës, tre të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Zajm të Klinës, ku si pa...
-
Vazhdon dëshmia e Naim Malokut në Hagë
Sot pritet vazhdimi i dëshmisë së Naim Malokut në Hagë. Ai dëshminë e fill...
-
Rritje alarmante e vrạsjeve të grave në Kosovë, 59 viktima në 15 vjet
Nga viti 2010 deri në mars të vitit 2025, në Kosovë janë vrarë 59 gra. Sip...
-
Dy persona në Prizren sụlmojnë një tjetër, arrestohet njëri i dyshuar
Dy persona kanë sulmuar një tjetër, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor. ...
-
Hoxhaj: Mạsạkra në Krushë të Madhe mbetet një nga dëshmitë më të rënda të gjenọcidit serb
Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar masakrën që ndodhi 26 vje...
-
Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin në Graçanicë
Dje policia ka njoftuar për rrëmbimin dhe kanosjen e një personi në Graçanicë...
-
Tri raste të dhụnës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
ri raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 24 orëve në ven...
-
Deponohen 500 euro false në Fushë Kosovë
Raportohet se janë deponuar 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Në...
-
Arrestohen një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, iu gjet drọgë
Është arrestuar një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, pasi tek të njëjtit ë...
-
Bilanci tregtar në Kosovë: 1 miliard euro importe dhe vetëm 127 milionë eksporte në 2025
Kosova siç duket po përballet me një përkeqësim të bilancit tregtar në fillim...
-
26 vjet nga masạkrạ në Krushë të Madhe
26 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahove...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...