Lajme

Mustafa-Haxhiut: Duhej t’i thoshe prokurorit “MOS u dorëzo para askujt, as para një ministreje; kryej detyrën tënde deri në fund”

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 10 February 2023

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila i është drejtuar prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”.

Sipas Mustafës, ministrja e Drejtësisë do të duhej t’i jepte një zyrtari të drejtësisë, një prokurori, kurajo, duke i thënë “MOS u dorëzo para askujt, as para një ministreje; kryej detyrën tënde deri në fund.”

Përmes një shkrimi në Facebook, Mustafa tha se familja e tij kanë përvojë të hidhur dhe dëshpëruese me drejtësinë në Kosovë, por se shpreson që zyrtarët e drejtësisë kurrë të mos dorëzohen.

-Advertisement-

“Familja jonë Mustafa kemi përvojë të hidhur, dëshpëruese, me drejtësinë në Kosovë. Por, shpresoj se zyrtarët tanë të drejtësisë KURRË të mos dorëzohen sepse shteti ligjor e i drejtë është obligim i secilit nga ne. Është detyra kombëtare, patriotizmi më i madh. MOS u dorëzoni, gra e burrë të drejtësisë, shkoni drejtësisë deri në fund! Për secilin qytetar, deputet, ministër, kryeministër, president, çkado”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera