Mustafa: Gjilani dhe Podujeva është dashur të fitohen nga LDK, Lutfi Hazirit nuk iu vlerësua puna
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 17 November 2021
Prishtina ishte ndër komunat që përmbysi rezultatin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama mori 15 mijë vota më shumë se më 17 tetor dhe la mbrapa kandidatin e Lëvizjes, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’u konfirmuar si kryetar i ri i kryeqytetit.
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këto zgjedhje u krijua një sinergji, jo vetëm e LDK-së, por edhe e subjekteve të tjera opozitare për të mos ia lënë kryeqytetin Vetëvendosjes.
Mustafa thotë se sinergjia nuk ishte vetëm si rezultat i vlerësimit të qeverisjes së LVV-së në Prishtinë por edhe i frikës nga Vetëvendosje për instalim të një pushteti, siç thotë ai, arbitrar në nivel qendror dhe lokal.
“Sivjet u krijua një sinergji jo vetëm e LDK-së por edhe e subjekteve të tjera opozitare për të mos ia lënë kryeqytetin Vetëvendosjes. Kjo sinergji, vlerësoj se nuk ishte vetëm rezultat i vlerësimit të qeverisjes së LVV-së me Prishtinën për rreth një mandat e gjysmë por edhe i frikës nga LVV-ja. Frikë kjo e instalimit të një pushteti arbitrar në nivel qendror dhe lokal, duke e pasur parasysh se aktualisht LVV ka krejt pushtetin: Qeverinë, Parlamentin dhe Presidenten. Tani po tenton ta marr edhe shtyllën e drejtësisë përmes një Vettingu të kundërshtuar nga BE”, tha Mustafa.
Prishtina, sipas Mustafës, është qeverisur më së miri në kohën e LDK-së. Ai përmend edhe faktin që në zgjedhjet e kaluara Arban Abrashi nuk u bë kryetar për 300 vota.
“Prishtina pa asnjë dyshim është qeverisur më së miri, kur e ka qeverisur LDK-ja. LDK në vazhdimësi ka pasur përkrahje të prishtinasve. Në zgjedhjet e kaluara Arban Abrashi fitoi rreth 42000 vota në raundin e dytë, i munguan më pak se 300 vota për të fituar”, vijoi Mustafa.
Mustafa shprehet se komunat e fituara nga LDK por edhe nga partitë e tjera opozitare paraqesin fitore të madhe për demokracinë e vendit.
“Prishtina dhe komunat e tjera të fituara nga LDK dhe partitë e tjera opozitare paraqesin fitore të madhe për demokracinë e vendit dhe për balancimin e forcës qeverisëse”, tha Mustafa.
Gjilani dhe Podujeva ishin në garë të ngushtë me kundërkandiadtët nga Vetëvendosje, por që në fund LDK humbi dy këto qytetet. Në Gjilan dhe në Podujevë kryetarët do të jenë nga subjekti i Kurtit.
Sa i përket humbjes së Gjilanit nga LDK që në krye të saj ishte Lutfi Haziri, Mustafa tha se këtë herë nuk u vlerësua puna e ish-kryetarit Haziri por dëshira për ndryshime.
“Gjilani dhe Podujeva është dashur të fitohen nga LDK. Z. Haziri ka bërë një punë të mrekullueshme në Gjilan, por kësaj radhe nuk u vlerësua puna por dëshira për ndryshime”, theksoi Mustafa për KosovaPress.
E në Podujevë sipas Mustafës zbriti i gjithë arsenali i Qeverisë. Ai thekson se kryeministri theu heshtjen zgjedhore e që përmes kësaj VV fitoi edhe vota. Për të gjithë këtë, sipas Mustafës, do të duhet të anulohej votimi atje.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...