Lajme

Mustafa: Fillimi i Ri do të shkojë në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 08 June 2017

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa të enjten mbajti tubim zgjedhor në Lipjan, ku shpalosën programin qeverisës dhe prezantuan kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, me këtë rast u shpreh i bindje për fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Fitorja e këtij koalicioni është edhe e qytetarëve të Kosovës. Ky koalicion ka me siguruar që ne të gjithë të ndihemi krenar me shtetin tonë. Ne kemi një kontratë për punësim, zhvillim dhe kushte për biznese”, ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se PDK është treguar e pa besë dhe se LDK nuk do të bëjë në asnjë moment koalicion me këtë parti.

“Koalicioni ynë ka vlera zhvillimore që siguron mirëqenie për qytetarët dhe ne nuk do t’ua japim shansin për Fillimin e ri. Ata do të shkojnë në opozitë”, ka thënë Mustafa.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se pas 11 qershorit misioni Fillimi i Ri nuk do të qeverisë me Kosovën.

“Unë e vulosi atë çka tha kryeministri, se nuk ka koalicion me koalicionin kundërshtar, sepse është Fillimi i fundit. Kosovën nuk do ta udhëheqin hajnat dhe njerëzit e pa ditur”, ka thënë Pacolli.

Edhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa siguroi lipjanasit se nuk do të bëjnë koalicion asnjë herë me PDK-në.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se kandidati i koalicionit Avdullah Hotiu do të udhëheqë vendin drejt integrimeve evropiane.

“LDK së bashku me koalicionin janë alternativa për ta çuar Kosovën përpara. Mesazhi ynë është që më jo me PDK-në në Qeveri”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera