Lajme

Mustafa: Është papjekuri të luhet me marrëveshjen e Washingonit

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 21 June 2021

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një përgjigje për T7 ka thënë që as që duhet të diskutohet zbatimi apo jo i Marrëveshjes se Washingtonit.

Sipas tij, në SHBA ndërrohen qeveritë, por politikat e tyre ndaj Kosovës gjithherë kane qenë konsistente.

“Është papjekuri politike te tentohet të luhet me marrëveshjet me Washingtonin. Marrëveshja është nënshkruar nga një qeveri legale e Kosovës. Çdo gjë që figuron në marrëveshje i takon fushëveprimit të Qeverisë. Pjesë e kësaj marrëveshje është edhe njohja nga Izraeli, investimet amerikane, Korporata e Sfidave te Mileniumit….  a thua dikush do të merr guxim ti anulojë. Cili është interesi i Kosovës të veprohet ashtu”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera