Lajme

Mustafa: Është koha për reciprocitetin Luginë e Preshevës – veri i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 15 July 2018

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) Ragmi Mustafa ka deklaruar sot se është koha e fundit që Kosova ta pranojë kërkesën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës që Lugina të ketë të drejta dhe status politik të barabartë me statusin politik të serbëve në veri të Kosovës.

Mustafa për agjencinë e lajmeve FoNet ka thënë se “Deklarata politike e miratuar sot në Kuvendin e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës bazohet në shumë dokumente që i ka miratuar ky Kuvend i shqiptarëve që nga viti 2006, Referendumi i shqiptarëve dhe lufta e armatosur e shqiptarëve që e ka udhëhequr Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

I gjithë ky është sot kapital i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në kohën kur po afrohet përfundimi i i negociatave ndërmjet Kosovës e Serbisë, tha Mustafa.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se shqiptarët nga këto tri komuna kërkojnë të kenë statusin politik të njëjtë me statusin politik të serbëve në veri të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera