Mustafa: Ende ka vullnet për marrëveshje me Vetëvendosjen
Autori: Doresa Geci 16:02 | 17 January 2020
Kanë kaluar më shumë së 100 ditë që nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Mirëpo Kosova ende nuk ka qeveri të re, e cila do të udhëhiqte vendin, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo për shkak që marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk po mund të arrihet.
Së fundi situata është bllokuar krejtësisht, dhe ndërmjet këtyre dy partive kanë filluar edhe të ftohen raportet.
Por në Lidhjen Demokratike të Kosovës kanë thënë për Gazetën inFokus se ende ekziston vullneti për ta arritur një marrëveshje për kolacion.
Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se janë duke u përpjekur të arrihet një marrëveshje.
“Unë e kisha cilësuar që jemi ende duke bërë përpjekje për ta arritur marrëveshje për bashkë qeverisje, ekziston ende vullneti në mes të dy partive për të arritur një bashkë qeverisje”, ka thënë Mustafa për Gazetën inFokus.
Mirëpo sipas tij ende nuk dihet se kur do të mbahet ndonjë takim i radhës ndërmjet VV’së e LDK’së.
“Nuk e di se kur do të ketë takim, në momentin që do të më njofton kryetari Mustafa që ka caktuar takim atëherë ju njoftoj edhe unë juve”, ka thënë mes tjerash ai.
Të enjten Vetëvendosje përmes një letre ka refuzuar propozimin e LDK-së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK-ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.
Më pas kreu i LDK-së Isa Mustafa, në një konferencë shtypi, ka deklaruar se këtë letër nuk e konsideron zyrtare.
Nga ana tjetër Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar lëvizje në rast se situata vazhdon të mbetet e bllokuar, derisa nga VV-ja kanë thënë se do ta dërgojnë emrin e mandatarit pa vonesa./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...