Lajme

Mustafa e vendos si afat fundin e javës për marrëveshje ose mosmarrëshje me VV’në

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 21 January 2020

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë. Mustafa deklaroi se është në kontakte të vazhdueshme me liderin e LV-së, Albin Kurtin, teksa tha se duhet të ulen të merren vesh a do të bëjnë marrëveshje apo jo.

Mustafa tha se mbeten të përkushtuar që të punojnë për marrëveshje, mirëpo, që kjo duhet të bëhet duke respektuar vullnetin e qytetarëve.

“Ju dëgjuat deklaratën e kryesisë, ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë për marrëveshje, mirëpo, një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit. Ne mendojmë që marrëveshja duhet të qet në pah një qeveri të balancuar dhe përgjegjësi të balancuar në mes të dy palëve, në harmoni me besimin që na kanë dhënë qytetarët”, thotë ai.

-Advertisement-

Lideri i LDK-së shton se propozimi i tyre i fundit duhet që të trajtohet nga LV-ja.

“Ne kemi dhënë një propozim që mendojmë që është shumë i balancuar që mendojmë që VV duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi të bisedojmë por që ajo të ketë një përfundim sa më të shpejtë deri në fund të kësaj jave që të bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet. Këtu mbetemi me këto pozita, gjithsesi me vullnet që të përfundohet marrëveshje”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka bërë të ditur se është në kontakte të vazhdueshme me liderin e LV-së, Albin Kurtin, e se me të do të ulen për t’u marrë vesh nëse ka marrëveshje apo jo.

“Ne me Kurtin gjatë kësaj periudhe kurrë s’kemi qenë jashtë komunikimit, në komunikim kemi qenë por, qëndrimi jonë është që në moment që ulemi ta bëjmë marrëveshjen atë ta përfundojmë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera