Lajme

Mustafa e Pacolli flasin pas nënshkrimit të koalicionit

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 16 May 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re tashmë kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhore.

Edhe gjatë ditës Indeksonline ka raportuar për një koalicion të mundshëm në mës këtyre dy partive politike e të cilën nuk e kishte mohuar as vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Indeksonline

Kryetari i LDK-së, pas nënshkrimit të marrëveshjes ka thënë me AKR do t’i ofrojmë qytetarëve të Kosovës zhvillim ekonomik dhe stabilitet.

-Advertisement-

“Marrëveshja përmban përcaktimin tonë të përbashkët, për zhvillimin ekonomik. Forcimin e sh teti ligjor, dhe integrimit euroatlantik. Me AKR-në do të arrijmë fitore, dhe do të fitojnë qytetarët e Kosovës. Do të ofroj zhvillim dhe stabilitet” ka deklaruar Mustafa.

Ndërsa, Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ky koalicion nuk është bërë për poste por për ndryshimin e Kosovës.

“AKR-ja dhe LDK-ja do ta ndryshojnë Kosovën. Këtë ju premtoj. Ka lind një koalicion i madh. Një koalicion i punës. I ndryshimit. Kosova do të ndryshoj. Nuk do të ketë më mjegull tek qytetarët. Tani i ka ardhur fundi mjegullës. Ne jemi këtu për ta bërë atë. Për të punuar për perspektivën e Kosovës dhe të rinisë të Kosovës. Për një jetë më të mirë. Këtë do ta bëjmë me punë, vullnet dhe përkushtim” ka theksuar Pacolli.

Pacolli ka treguar se pse ka arritur koalicion me LDK-në.

“Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye. Mendojmë se gjërat nuk arrihen me dhunë, por me vepra dhe punë. Dhe besoj se me LDK-në ne do të implementojmë synimet dhe programet tona. Arsyeja tjetër është se kjo shoqëri është lodhur prej të keqes dhe dhunës që i ka ndodhur qe 18 vite. Kjo shoqëri është lodhur prej premtimeve bosh. Tani ka ardhur koha kur edhe shoqëria është vetëdijesuar. Nga vetëdijesimi i shoqërisë ka lindur ky bashkim forcës. Tani jam i bindur se qytetarët do të dalin masovisht në zgjedhje. Ne i ftojmë që të dalim masovikisht në zgjedhje dhe ne të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shtuar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera