Lajme

Mustafa e Kurti flasin pas takimi që mbajtën, tregojnë se kur do te bëhet marrëveshja

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 22 November 2019

Pas takimit të u zhvillua të premten mes Liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që të dy kanë folur para mediave duke u treguar pozitiv për koalicionin, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Albin Kurtit, me Isa Mustafen janë dakorduar qe të finalizojnë marrveshjen pas certifikimi të rezultateve.

“Ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit, do të takohemi që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre-katër ditësh, pastaj jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime e përgjigjja pozitive e kryetarit Mustafa tashmë është e dhënë. Ne do të takohemi një orë pas certifikimit të rezultateve, ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve marrëveshjen përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Isa Mustafa u tregua optimist në lidhje me ecurinë e bisedimeve të dy partive për koalicionin mes tyre, porse njëherë vazhdojnë të presin certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.

“Posa të bëhët certifikimi i rezultateve të ulemi bashkërisht me ekipet të merremi vesh për mundësinë e koalicionit qeverisës dhe të themelimit të qeverisë së përbashkët në mes dy subjekteve tona politike”, është shprehur Mustafa para mediave.

I pyetur për pozitën e presidentit, i pari i LDK-së tha që nuk është biseduar ende për këtë pozitë ose për ndonjë tjetër. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera