Mustafa: E kam agjëruar Ramzanin edhe gjatë kohës sa isha kryeministër

Autori: Gazeta inFokus
19:52 | 13 November 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është besimtar dh se e ka agjëruar muajin e Ramazanit edhe gjatë kohës sa ka qenë kryeministër.
Mustafa thotë se edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij janë besimtarë, por jo fanatikë.
Ai gjatë një interviste në emisionin “Prizma” të T7, ka thënë se “kur ishte kryeministër agjëronte dhe porosite kafe për të mos u veçuar nga palët, por nuk e pinte atë”.
“Besimtar jam, por nuk jam besimtar fanatik. Besimtar janë gjithë familje edhe unë e mbaj atë. Ramazanin e mbaj, e kam mbajtur edhe sa kam qenë kryeministër. Kur kanë ardhur palët kam porositë kafe por nuk e kam pirë, në asnjë rast nuk kam dashur të veçohem“, ka thënë Mustafa.
Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur edhe për çështjen e shamisë në shkolla, duke thënë se është që bartja e shamisë të bartet pas moshës 18-veçare.
Megjithatë, ai thotë se është për t’u gjetur një zgjidhje rreth kësaj çështjeje.
“Unë mendoj që deri në moshën madhore nuk është e drejtë që të detyrohen nxënësit ose fëmijët që të bartin shamitë. Kur ta arrijnë moshën është një e drejtë më pas“, ka thënë Mustafa.

Të tjera
-
Kallas e Sorensen e kanë gati skenarin, Bislimi e pranon se Kurti s’mund të shkojë për dialog në Bruksel
Zëvendëskryeministri në largim Besnik Bislimi tha se dje Emisari i ri Peter S...
-
Thaçi dhe të tjerët – Pranohen në prova disa dokumente në lidhje me disa viktima, njëra s’ishte përmendur në aktakuzë
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe J...
-
Ekonomia në pasqyrën e marketit: Shenoll Muharremi ngre alarmin për fuqinë blerëse
Menaxhimi i ekonomisë – përfshirë punësimin, inflacionin dhe tregtinë – matet...
-
“Defender Europe 25”, FSK realizon Ditën e Vizitorëve të Shquar
Në prani të udhëheqësve më të lartë shtetëror, përfaqësuesve diplomatik d...
-
Franca e çon emisarin në Beograd, Vuçiq e përmend angazhimin personal të Macron për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, është ta...
-
Deputetja e PDK-së: Të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka dënuar gjuhën e deputetes së Lëvi...
-
Kurti pret në zyrë ish-deputetin e Bundestagut, flasin për aktualitetin politik në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim i...
-
Dialogu i Brukselit, Sorenseni takon Petkoviqin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është ...
-
Ibrahimi: Komunat po rrezikohen seriozisht në aspektin financiar
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, ka t...
-
Eugen Cakolli publikon datat e mundshme për zgjedhje lokale
Eugen Cakolli nga KDI, i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit e ci...
-
Osmani nderohet me Medaljen për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Atdheut nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është nderuar me me...
-
Nesër përpjekja e 26-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish nesër në Kuvendin e Kosovës në për...