Lajme

Mustafa do të rrënojë shtëpinë për ndërtim të lartë, Ahmeti tregon a do t’ia japë lejen

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 01 March 2019

Kryetari i LDK-së, njëherësh ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, së shpejti pritet ta braktisë shtëpinë e tij aktuale, përcjell inFokus.

Mustafa, bashkë me vëllanë e tij dhe katër fqinjë të tjerë, në fund të dhjetorit, kërkuan nga Komuna e Prishtinës kushtet urbanistike për ndërtim të lartë të një objekti kolektiv, prej 13 katesh, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Qeverisja Ahmeti i ka kthyer përgjigje pozitive kërkesës së Mustafës dhe të tjerëve, duke thënë se ajo përkon me planin rregullues të lagjes “Tophane”.

-Advertisement-

“Ju informojmë se pronarët Nexhmije Reçica, Naser Prapashtica, Isa Mustafa, Enver Beha, Miradije Hoti dhe Mustafë Mustafa nga Prishtina, me investitor ‘G-Goat Group’ Sh.p.k. me seli në Prishtinë, i janë nënshtruar procedurës për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e ndërtesës shumë-banesore me afarizëm. Pas përmbushjes se kërkesave ligjore dhe konform dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, kjo drejtori, me vendimin 05 NR. 350/02-0251160/18 DT. 11.01.2019, ka caktuar kushtet ndërtimore. Po ashtu, ju informojmë se të njëjtit ende nuk kanë aplikuar për leje ndërtimi”, thuhet në një përgjigje të Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë.

Derisa Mustafa dhe të tjerët nuk kanë aplikuar ende për leje ndërtimi, atyre u janë kërkuar edhe disa dokumente shtesë.

Fqinjët përballë ish-kryeministrit, prapa kamerave thanë se plani i Komunës së Prishtinës është i padrejtë, ngase ata do të kenë banim të ulët përballë ndërtesës shumëkatëshe të ish-kryetarit Mustafa.

Kryetari aktual, Shpend Ahmeti, ka thënë se përkundër dallimeve partiake, Mustafa mund të marrë leje ndërtimi, sepse është në rregull me ligjet në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera