Lajme

Mustafa: Diplomacia jonë të përfitojë nga ky vendim, interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vijë të njëjtë

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 20 November 2021

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi gazeta spanjolle “The Objective” shkruan sot se kreu i Qeverisë së Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozitës së Madridit zyrtar për Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Sipas kësaj gazete spanjolle një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Lidhur me këtë, Mustafa thotë se ky është lajm i mirë për Kosovën .

-Advertisement-

“Spanja është shteti më i madh i pesëshes së BE-së që nuk njohin ende Kosovën. Ajo së fundmi ka treguar nevojën për të përforcuar pozicionin e saj vendimarrës dhe ndikimin në politikën e jashtme të BE-së. Njëkohësisht, duke rreshtuar edhe më tej politikën e saj të jashtme me Amerikën, Spanja synon avancimin e marrëdhineve mes këtyre dy shteteve në rendin e ri ndërkombëtar që po shpaloset së fundmi”, shkroi Mustafa në Facebook.

Tutje ai thotë se shpreson që diplomacia kosovare të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim.

“Këto dy nevoja duket të kenë çuar tek vendimi i Qeverisë spanjolle që së shpejti të hapë një zyre ndërlidhëse për çështje ekonomike dhe/ose kulturore në Prishtinë.

“Lajm i mirë për Kosovën. Shpresoj diplomacia jonë të ketë qartësinë strategjike të përfitojë shpejt nga ky vendim duke zbërthyer se interesat e Kosovës dhe Spanjës janë në vi të njejtë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera