Mustafa: Çështja e minatorëve të zgjidhet me ligj, serbët s’do të mund të ekzistonin jashtë Trepçës
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 02 September 2018
Çështja e pensionimit të minatorëve të Trepçës duhet të rregullohet me ligjin për pensione dhe në bazë të standardeve evropiane, bën të ditur njohësi i çështjeve të ekonomisë, Muhamet Mustafa, në një prononcim për EkonomiaOnline.
Mustafa thotë se rregullimi i statusit duhet të bëhet në bazë të disa kritereve. Madje, ai vlerëson se është shumë me rëndësi që çështja e minatorëve të zgjidhjet sa më shpejt.
Sipas Mustafës, aktualisht janë duke u bërë kërkesa të shumta e të panevojshme të cilat dëmtojnë buxhetin shumë më shumë se sa kërkesat e minatorëve.
“Por, me Ligjin për Pensione dhe me ligjet e tjera që i ka Kosova, statusi i Minatorëve duhet të rregullohet me standarde evropiane. Në mënyrën se qysh është rregulluar statusi i minatorëve në vendet evropiane, duhet të rregullohet edhe në Kosovë me ato standarde. Mendoj që na duhet t’i vendosim disa kritere dhe në bazë të tyre të veprojmë, sepse kemi filluar të shtrojmë kërkesa të ndryshme, të cilat nuk është fjala për minatorët këtu, sepse kërkesat e minatorëve nuk kanë aq peshë në Buxhetin e Kosovës sa kanë kërkesat e tjera që i bëhen dhe një ditë buxheti i Kosovës nuk mundet t’i durojë gjithë këto ngarkesa”, shtoi ai.
Mustafa, i cili ka qenë kryetar i Komisionit të Zhvillimit Ekonomik mandatin e kaluar, ka thënë se Ligji për Trepçën do të funksionalizojë atë, duke e bërë që të veprojë si organizatë e veçantë.
“Unë mendoj se Ligji i Trepçës i ka krijuar mundësitë që Trepça të funksionalizohet dhe të operojë si një organizatë unike. Ligji duhet të zbatohet dhe minatorët kanë të drejtë që në ligj të jenë edhe shkritorja e plumbit dhe shkritorja e zinkut”, tha ai.
Mustafa është bindur se serbët nuk do të arrijnë që të pengojnë veprimtarinë e Trepçës, pasi ata nuk do të mund të ekzistonin jashtë saj.
“Serbët mund ta pengojnë që për një kohë të mos t’i çojnë përfaqësuesit e vet në bord…bordi i Trepçës duhet të funksionojë dhe ata gradualisht me kohën nuk do të munden të ekzistojnë jashtë Trepçës, sepse duhet të bashkëpunojnë me pjesën tjetër të Trepçës”, përfundoi Mustafa.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...