Lajme

Mustafa: Borrelli duhet ta respektojë zotimin Mogehrinit për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 18 May 2023

Tetë vjet më parë, me 24 gusht, kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, kishte pranuar një letër, nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, si shenjë garancie se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

Të nesërmen, Mustafa e Vuçiq nënshkruan Marrëveshjen mbi elementet kryesore të Asociacionit, që përfshinte ndër të tjera edhe pikën 2 dhe 22.

Të dy këto pika specifikojnë qartë se statuti i Asociacionit, para së të themelohet, duhet ta marrë dritën jeshile të Gjykatës Kushtetuese.

-Advertisement-

Për këtë letër nuk kishte dijeni Serbia. Mustafa thotë se ishe insistimi i tij, por formulimin e kishte bërë Mogerini.

“Preokupimi im ka qenë që Asociacioni të mos dal jashtë kornizave kushtetuese dhe Asociacioni të mos marrë përgjegjësi të pushtetit qendror,të ministrive apo të komunave, sepse ato me Kushtetutë u takojnë vetëm atyre, dhe është vetëm një formë e koordinimit në mes tyre, ashtu siç është logjika e asociimit të paraparë me Kushtetutë edhe të asociacionit, ka qenë insistimi ynë”, thotë ai.

“Shkresën e kanë bërë ata vet, nuk ua kemi formuluar ne, vetëm kemi insistuar në këtë”.

Por, a ka ky dokument ndikim në rrethanat aktuale?

“Ndikim duhet të ketë, sepse zonja Mogherini ka qenë zyrtare e lartë e BE-së, siç është Borelli sot, dhe nëse zoti Borell sot jep një zotim, qeverisë aktuale, ose zotit Kurti lidhur të themi me

“Një marrëveshje që e bën me BE-në, atëherë s’duhet të presim ne që të kemi dyshime, që personi që vjen pas në vend të Borellit, ta hedhë poshtë atë që e ka bërë një zyrtar paraprak”, shpjegon Mustafa.

Ai tregon që meqë Serbia dikur është pajtuar që drafti i statutit t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim, mendon se është një portë shumë e rëndësishme, që ajo që del si dokument përfundimtar, të jetë në harmoni me Kushtetutën.

Mustafa thotë se ka dilemë në pajtueshmërinë e Kurtit për aneksin e zbatimit të marrëveshjes, që u arrit në Ohër.

Ai thotë se derisa pika 7 flet për vetë menaxhim, pika 10 kërkon zbatimin e marrëveshjeve të vjetra, përfshirë atë të 2015-s ku Gjykata Kushtetuese është organi përfundimtar që e vulos draftin e Asociacionit.

“Zoti Kurti ka propozuar pikën 7, po them Zoti Kurti sepse s’mund të jem i sigurt që ai e ka definuar, por ai është shprehur për një vetë menaxhim të serbeve në Kosovë, ajo që është menduar te Asociacioni, është zëvendësuar me vetë menaxhimin, dhe për mua është e paqartë se çka nënkupton vetë menaxhimi i serbeve dhe pastaj është pika 10 e cila e përmban zotimin e dy palëve për implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në Bruksel, pa përjashtim dhe pa asnjë vërejtje”, tregon Mustafa.

“Në marrëveshje ne nuk kemi pasur vetë menaxhim. Në marrëveshjen e ratifikuar me ligj në Kuvend, në vitin 2013, është formimi i Asociacionit, dokumenti i vitit 2015, i specifikon parimet për Asociacionin, nuk janë parime për vetë menaxhim, e vetë menaxhimi është një komponent e re që është futur aty”, ka thënë Mustafa në RTK.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera